• Kontakt
Friday, September 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rezultatet e PISA-s/ Mariana Koçeku: Janë të manipuluara! Shkollat e fshatrave nuk u përfshinë në test

08:38 : 11/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Shqipëria është renditur e para në rajon sipas rezultateve të fundit të PISA-s, me një rritje të ndjeshme të pikëve në matematikë, shkencë dhe lexim. Por deputetja Mariana Koçeku ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë përftuar këto rezultate, duke argumentuar se një pjesë e konsiderueshme e shkollave shqiptare nuk janë përfshirë në testim.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku shkruan se Shqipëria ka shënuar 65 pikë më shumë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim, duke u renditur e para në rajon.

Sipas Koçekut, vetëm 76% e shkollave kanë marrë pjesë në testim, ndërsa standardi i kërkuar është 85%. Po ashtu, shkollat me më pak se 21 nxënës nuk janë përfshirë në testim.

“Ministrja e lexoi qartë prej Bratislavës: plus 65 pikë në matematikë, plus 59 në shkencë, plus 50 në lexim. Dolëm të parët në rajon në renditje. PISA asht testi ndërkombëtar që mat aftësitë e nxanësve 15-vjeçarë në matematikë, shkencë dhe lexim. Por në tabelën e rezultateve, OECD-ja, organizata që e zhvillon testin – i ka vendosë Shqipnisë nji yll. Dhe ai yll tregon se rezultatet munden me qenë të manipulueme. Vetëm 76% e shkollave morën pjesë, ndërkohë që standardi i kërkuem asht 85%. Shkollat me ma pak se 21 nxanës nuk u përfshinë aspak në testim. Këto shkolla janë shpesh ato të zonave rurale, të komuniteteve ma të vogla e ma të braktisuna, aty ku mundësitë për arsim cilësor kanë qenë historikisht ma të pakta.
Prandaj nuk e di për çka flasim kur festojmë rezultatet e PISA-s”,- shkruan Koçeku.

Koçeku argumenton se pikërisht këto shkolla ndodhen shpesh në zona rurale dhe komunitete të vogla, ku problemet dhe vështirësitë në arsim janë më të mëdha Ajo thotë se rezultatet e nxënësve që kanë marrë pjesë në PISA nuk duhen zhvlerësuar nëse janë realisht të mira, por kundërshton paraqitjen e tyre si pasqyrë e plotë e arsimit shqiptar. Sipas saj, vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te renditja në testet ndërkombëtare, por edhe te kushtet në të cilat zhvillohet arsimi në vend.

Lexo edhe:

Rezultati i PISA-s/ Studiuesi: Të dhënat e Shqipërisë me sinjal të kuq! Dyshohet se janë fasifikuar

Marjana Koçeku largohet nga rreshti i PS, i bashkohet deputetëve të opozitës

“Kur fëmijët ende sot ecin me nga nji orë në kambë për me mbërritë në shkollë, kur mësuesit paguhen ma pak se nji kamarier, kur shkollat funksionojnë në kushte mjerimi e fshatnat veç zvogëlohen, dobësohen e tjetërsohen, asht vështirë me besu në këto statistika preferenciale. Nji rezultat vërtet i mirë i PISA-s për Shqipninë kishte me qenë: ma pak shkolla në kushte mjerimi dhe ma pak fëmijë që e kanë sfidë arsimin qysh para se me hy në klasë”,- shkruan ajo ndër të tjera.

 

 

Etiketa: Marjana KoçekupisaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rezultati i PISA-s/ Studiuesi: Të dhënat e Shqipërisë me sinjal të kuq! Dyshohet se janë fasifikuar

13:35 : 09/09/2026
AKTUALITET

Marjana Koçeku largohet nga rreshti i PS, i bashkohet deputetëve të opozitës

20:08 : 08/09/2026
AKTUALITET

“Asterisku që shfryn propagandën”/ Boçi për PISA: Standardet e kampionit nuk janë përmbushur

18:04 : 08/09/2026
AKTUALITET

PISA publikon rezultatet e 2025, Shqipëria mund të ketë trukuar testin

11:52 : 08/09/2026
AKTUALITET

Shqipëria kampione për “llaç e tulla”, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

08:00 : 08/09/2026
AKTUALITET

11 vatra zjarri aktive në vend, Dajti, Bardhaj dhe Fieri nën flakë

11:24 : 06/09/2026

TË GJITHA

Rezultatet e PISA-s/ Mariana Koçeku: Janë të manipuluara! Shkollat e fshatrave nuk u përfshinë në test

08:38 : 11/09/2026

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:29 : 11/09/2026

Një vilë në këmbim të tenderit/ Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

08:10 : 11/09/2026

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për ditën e sotme

08:01 : 11/09/2026

Horoskopi/ Nga krizat në dashuri te surprizat e mëdha, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

23:00 : 10/09/2026

Trafik armësh? Puca ‘kyç gojën’, por mbron partneritetin me Yeffet dhe KAYO: Duam të zgjerohemi

22:49 : 10/09/2026

Trafik armësh përmes Shqipërisë?/ Përgjimet e Ahmetajt për KAYO-n, Veliu: Fabrikat tona kanë zero prodhim…

22:47 : 10/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com