‘Memaliaj nuk duhet të shkrihet’, Brahimi: Reforma territoriale të mos bëhet mbi hartën elektorale

08:31, 11/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Kryetar i shoqatës atdhetare kulturore “Tafil Buzi”, Bashkim Brahimi, kundërshtoi shkrirjen e Bashkisë Memaliaj në kuadër të reformës territoriale.

Brahimi tha se Memaliaj ka një identitet të veçantë dhe se bashkimi me Tepelenën rrezikon të ndërpresë zhvillimin e zonës.

Ai theksoi se bashkia shtrihet në 372 kilometra katrorë dhe se vitet e fundit janë bërë investime në infrastrukturë, në qendrën e qytetit dhe në përmirësimin e pallateve.

Kritika e Brahimit u përqendrua te mënyra e hartimit të reformës dhe mungesa e konsultimit real me banorët.

“Reforma nuk duhet të bëhet në bazë të hartës elektorale nga Tirana. Reforma duhet të fillojë nga baza”, deklaroi ai, duke shtuar se në dëgjesat e zhvilluara në rang qarku “nuk u dëgjua populli”.

Brahimi paralajmëroi se shkrirja e Memaliajt do t’i largonte shërbimet nga banorët e zonave të thella, duke marrë si shembull Gllavën dhe Komarin, të cilat ndodhen rreth 30 kilometra larg Memaliajt dhe me bashkimin me Tepelenën distanca do të shkonte në rreth 45 kilometra.

Ai solli në vëmendje edhe shpopullimin e zonës, duke thënë se në Komar, nga 400 banorë dhe rreth 100 shtëpi dikur, sot jetojnë vetëm pesë familje.

Brahimi tha se zgjidhja për këto zona duhet të jetë forcimi i shërbimeve dhe investimet, jo largimi i tyre

Pjesë nga intervista:

Tani, Memaliaj nuk është thjesht një qytet, ka një identitet. Memaliaj është krijuar në bazë të minierës në vitin 1929, miniera, dhe në vitin 1951 është krijuar qyteti i Memaliajt.

Memaliaj në fakt është një qytet heterogjen, të mbledhur nga e gjithë Shqipëria, bile dhe nga Kosova.

Memaliaj në atë kohë, në minierën e Memaliajt, prodhonte 40% të nevojës ose e prodhimit shqiptar të qymyrit të gurit, qymyrgurit.

Miniera e Luftinjës, po. Tani unë jam kryetari i një shoqate atdhetare kulturore që quhet "Tafil Buzi" nderi i kombit. Dhe kjo shoqatë ka 13 degë në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në rrethet e Jugut.

Dhe ka në përbërjen e saj, kryesisht megjithëse qendra është në Tiranë, por në përbërjen e saj ka 28 fshatra të Bashkisë Memaliaj, që janë dy njësi administrative: Buz dhe Luftinjë.

Dhe Memaliaj si bashki thashë, ka një identitet. Ka një popullsi heterogjene e thashë që të ardhur, por ka dhe fshatra të lashtë të hershëm dhe ka një territor prej 372 kilometra katrorë.

Ka një sipërfaqe shumë të madhe që kjo, kur e morëm vesh ose doli lajmi për hartën territoriale që Bashkia e Memaliajt do shkrihet, normalisht u ndjemë keq. Sepse, dhe këto vitet e fundit, bashkia ka marrë një zhvillim.

Bashkia e Memaliajt ka marrë një hov sepse ka qenë një qytet i fjetur. Me përmirësimin e sheshit qëndror që quhet sheshi i minatorit, ka edhe bustin e minatorit aty në qendër të sheshit. Me infrastrukturë të tjerë të rrugëve, me përmirësimin e pallateve, lyerjen e tyre e çdo gjë. Dhe të ndërpritet ky hov, dhe kjo punë e bërë deri tani, neve si komunitet i asaj zone nuk ndihemi mirë.

Po të shikosh ish-komunat ose sot që quhen njësi administrative, janë pa asnjë lloj funksioni. Ato janë kthyer në thjesht në një zyrë. Ose kanë disa punonjës që s'kanë asnjë kompetencë, asnjë funksion. Dhe nesër mendoj se kështu do të katandiset dhe Bashkia e Memaliajt. Nuk e di a më kupton apo jo?

Mund të thuash dhe jo dhe po. Mund të thuash dhe jo dhe po. Por dihet që Tepelena ka ekzistuar si rreth. Por Memaliaj ka qenë si qendër industriale dhe gjithmonë, dhe po në qoftë se edhe nga popullsia, edhe nga sipërfaqja në kilometra katrorë, Memaliaj është më e madhe.

Historikisht Tepelena ka qenë rreth, që quheshin në atë kohë, ose kryeqendra, quhej Tepelenë. Thashë më parë që përbëhet prej 372 kilometra katrorë. Në 2011 ka patur 10,600 banorë, sot ka 6,500.

Përgjysmim. Për dy komunat që unë, jo përfaqësoj po që jam kryetari i shoqatës të asaj treve, nga 2011 deri sot, plus ato lëvizjet demografike të 91-92-shit e me radhë, nga 2011 e këtej, popullsia është zvogëluar me 45% në dy komuna

 Gati po, në 15 vjet. Por më e rëndësishme është tek shërbimet. Fshati im më i largët që është Gllava, dhe fshati im që quhet Komar, janë rreth 30 kilometra sot nga qendra e Memaliajt, Bashkisë Memaliaj. Në qoftë se do bashkohet me Tepelenën, do i shtohen dhe 15 kilometra të tjerë. Imagjino një pensionist në moshën time ose pak më i madh, për një diçka, për një problem pronësia, për një vërtetim, a për diçka që do të marrë shërbimet te bashkia.

Po, duhet të bëjë nesër 45 kilometra për të vajtur atje.

Pak e vështirë po shumë e vështirë. Pastaj pika tjetër, me sa dëgjojmë dhe është këtu reforma nuk duhet të bëhet në bazë të hartës elektorale nga Tirana. Unë them që reforma duhet të fillojë nga baza.

Dëgjesat u bënë në rang qarku. Dhe aty ishte

Në Gjirokastër po, dhe aty ishte kryetari i bashkisë me disa përfaqësues të bashkisë. Nuk u dëgjua populli. Do t'ju tregoj një rast konkret. Folësi 1: Po. Folësi 2: Kohët e fundit, është bërë trend, jo vetëm në jug, por në të gjithë Shqipërinë, takimet e brezave.

Edhe në Bashkinë Memaliaj për shembull, janë shtatë-tetë fshatra që kanë bërë, kanë 3-4 vjet që organizojnë takimin e brezave. Fshati im, që është një nga më të thellët e Bashkisë Memaliaj që quhet Komar, ka patur 100 shtëpi dhe 400 banorë. Sot ka 5 familje që jetojnë aktualisht atje. Dhe organizoi takimin e brezave këtë vit. Bëri një investim, 35 milionë lekë të vjetra.

Nuk e di, duhet t'ju kisha dërguar disa video më parë ose foto, se si ishte qendra e fshatit dhe si është. Nuk besoj se ka jo në jug, por në Shqipëri fshat me ato kushte që kemi krijuar ne sot.

Shumë piktoresk, shumë ashtu. Edhe investoi i gjithë fshati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco