25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, Begaj: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë

11 Shtator 2026 | 09:03

Presidenti Bajram Begaj këtë të premte përmes një postimi në “Facebook” ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit ndaj SHBA-ve ku humbën jetën 2977 persona. Begaj shkruan se gjatë këtyre viteve, Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë. Ai rikonfirmoi angazhimin e vendit tonë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e një bote më të sigurt e më të paqtë për brezat që vijnë.

“Sot, në këtë 25-vjetor të sulmeve të 11 shtatorit ndaj SHBA-ve, ne nderojmë kujtimin e 2977 viktimave të pafajshme që humbën jetët e tyre, si dhe shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin tonë me familjet e të dashurit e tyre.

Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët tona me dëshminë se ideologjitë urrejtëse sjellin pasoja të tmerrshme.

Gjatë këtyre viteve, Amerika, ky komb i madh e i fortë, i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë. Në këtë ditë të përkujtimit, ne rikonfirmojmë angazhimin tonë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e një bote më të sigurt e më të paqtë për brezat që vijnë”, shkruan Begaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kush ka bërë shkelje për pagat e gjyqtarëve? Manjani dhe Sulo përplasen në studio

Debati për pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përplasur në studion e “Now me Erla Mëhillin” juristin Ylli Manjani dhe analistin Arjon Sulo....
22:23 | 10/09/2026

Protestuesit ndryshojnë skenar, gazetarja Demushi: Në ditë e 103-të nuk u bllokuan rrugët

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi në një lidhje live nga protesta për emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje nga marshimi dhe veprimet...
22:17 | 10/09/2026

Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët e prokurorët po bëjnë grevë

Juristi Ylli Manjani i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën e fundit me...
21:28 | 10/09/2026