Nga Boldnews.al
Sistemi i drejtësisë ka nisur me bojkot të plotë këtë shtator, në një përlasje të qartë jo vetëm pushtetesh, por edhe morale. Gjykata Kushteuese si institucioni më i lartë dhe i vetëm interpretues ligjor dhe kushtetues, vendosi se për gjyqtarët, prokurorët dhe nëpunësit e tjerë të sistemit të drejtësisë, do të kishin rritje pagash. Ndryshimet sipas vendimit do të nisnin nga 31 korriku e në vijim. Qeveria e bllokoi.
Sot drejtësia reagoi. Qëndrimi më absurd, që nuk shkonte fare me “staturën e tij” dhe kundër “atij”, ishte i kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. “Paga nuk është një shpërblim, që jepet sipas vlerësimit të ekzekutivit dhe as një instrument që mund të përdoret për të ndikuar mbi gjyqësorin. Në një shtet të së drejtës nuk është Kushtetuta ajo që përshtatet me buxhetin, por është buxheti që duhet të përshtatet për të bërë të mundur zbatimin e Kushtetutës”, tha ai.
E shkruar, pa i dhënë emër shkruesit, do të medohej se është një kokë e ndritur e jurisprudencës dhe një akedamik i pavaruar, i cili si libër të shenjtë ka ligjin dhe kushtetutën. Por kur këtij “citimi” i vendos emrin Sokol Sadushi, atëherë nuk ke si të mos gajasesh me të madhe dhe pas gajasjes të hash qingj të shkuar në hell dhe të freskohesh në ndonjë pellg të Lumit të Vlorës, aty në fashatin Vajzë…
Pikërisht në mesin e gushtit, Sadushi si nismëtar por edhe financues i festivalit fokloriko-juridik “Vejza fest”, kaloi në delir bashkë me bashkëshorten kur në atë event bujti vetë kryeministri Edi Rama. Pamja e trishtë e dy pushteteve bashkë, ekzekutivit dhe gjyqësorit qe sfidë e pështirë për çdo mendje qytetare që shpreson të marrë drejtësi në një sistem që thotë se është “i pavarur”, por për vetë protagonistët ishte një interes madhor në mes.
Tashmë Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë flet për kapërcim të kompetencave nga ana e ekzekutivit, madje në SPAK është denoncuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës Ministri i Financave Petrit Malaj. Nga ana tjetër Rama tallet edhe më thellë duke u thënë këtyre “kokëndriturve” në drejtësi se duhet ta akuzoni edhe vetë Ramën në SPAK, pasi ishte ai nismëtari i këtij bllokimi.
Duke mos njohur përllogaritjet e KLGJ-së dhe KLP-së dhe “argumentuar” se fillimisht Parlamenti duhet të bëjë ndryshimet ligjore, ky i fundit do ia përcjellë më pas Ministritt ë Financave dhe “sypetrit”” pasi ta shoshisë mirë e mirë do hedhë fimën për zhbllokimin e pagave. Një ironi e thellë që nuk tolloviti “Samitin e Vejzës” në këtë lojë kushtetshe që më shumë se interpretim dhe lexim të drejtë në germë e frymë të ligjit, vleka peneli i piktorit.













