Një skenë tërësisht surreale ka ndodhur në zonën MIX pas ndeshjes së Champions League mes Fenerbahçes dhe Romës (1-1). Mbrojtësi anglez i skuadrës turke, Archie Brown, ka mbetur i shokur kur gjatë intervistës së tij pas ndeshjes kur u njoftua nga stafi i klubit se trajneri i tij, İsmail Kartal, sapo kishte dhënë dorëheqjen ‘live’, në konferencë për shtyp.
Archie Brown, i cili sapo ishte shpallur "Lojtari i Ndeshjes" falë golit të barazimit të shënuar për turqit, nuk po u besonte veshëve kur një pjesëtar i stafit të Fenerbahçe-s iu afrua dhe i tha: "Në konferencën për shtyp, İsmail Kartal dha dorëheqjen."
Reagimi i Brown ishte i menjëhershëm dhe plot habi:
"Çfarë do të thotë dha dorëheqjen? Si, çfarë? Si trajner? Ai nuk është më trajneri ynë?! E tha këtë tani? Unë nuk dija asgjë për këtë!"
Përpara këtij lajmi ‘bombë’, Brown po komentonte i lumtur pikën e marrë: "Jam shumë i lumtur, ishte një gol i rëndësishëm. Në pjesën e dytë dominuam dhe merituam të fitonim, por tani shohim përpara."
Archie Brown finding out Ismail Kartal (Fenerbahçe manager) has resigned post game
by
u/u8kay in
soccer
Pse dha dorëheqjen Kartal?
Trajneri 65-vjeçar, i cili ishte në aventurën e tij të katërt me klubin (e nisur vetëm para tre muajsh), deklaroi se largohej "për t'i hapur rrugë klubit" pas tensioneve të fundit. Megjithatë, presidenti i klubit, Aziz Yıldırım, doli menjëherë kundër këtij vendimi duke deklaruar se Kartal u ndikua emocionalisht sepse u godit me një shishe në kokë nga tribuna dhe konfirmoi se dorëheqja e tij nuk pranohet.
© SYRI.net
Finalja e Madhe e US Open/ Rybakina dhe Sabalenka do të diskutojnë trofeun në Nju Jork
Shpërthen presidenti i Fenerbahces pas rrëmujës në Stamboll: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu!
Nico Paz zbulon prapaskenat: Pse refuzova rikthimin te Real MadridiBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: