Flash

Tetë vite pas rrëmbimit, Gjykata e Vlorës shpall të zhdukur Elvis Troqen

Lapsi.al 11 September 2026

Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur të riun. Vendimi i gjykatës është marrë më 15 qershor 2026 dhe është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

Në të, nëna e tij, Marsela Troqe, është caktuar kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të djalit të saj. Troqe humbi kontaktet me familjarët mbrëmjen e 17 korrikut 2018. Në atë kohë, 24-vjeçari sapo ishte kthyer nga Italia pasi kishte përfunduar një dënim për trafikim të lëndëve narkotike. Në nëntor të 2018-ës, babai i të riut deklaroi se djali kishte dalë ndërsa i kishte thënë se kishte një surprizë.

“Në datën 17 korrik kisha ditëlindjen e nuses dhe të vjehrrës. Kisha prenotuar një lokal në Ujë të Ftohtë për 10 vetë. Në 7 pa njëzetë djali doli nga shtëpia, i thashë mos u vono, më tha nuk vonohem se do t’ju bëj dhe një surprizë. E pyeta çfarë ishte, më tha se kishte gjetur një vajzë dhe donte të fejohej me të. Zbres, futem brenda në lokal, takoj pronarin, e pyes ku është Elvisi, më tha se ka ikur me një shok. E pyes kush është ky, prit e prit, mora nipin dhe vëllain dhe thashë se do veja të takoja nipin e Init. Marr Inin në telefon, më tha jam në spital. Vajta në polici, bëra një kallëzim atë natë, të nesërmen bëra denoncimin”, tha babai i tij atë kohë.

Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, në rrugën kryesore e priste një automjet ngjyrë gri. Elvis Troqe është parë duke përshëndetur drejtuesin dhe më pas duke hipur në automjet, ku raportohej se ndodheshin edhe dy persona. Nga ai moment, edhe gjurmët e Elvis Troqes humbën. Hetimi ngriti dyshime se rasti mund të mos kishte të bënte me një largim të zakonshëm. Në atë kohë, Prokuroria e Vlorës deklaroi se në materialet e referuara ishin konstatuar elemente të veprës penale të rrëmbimit të personit. Hetuesit kryen gjithashtu veprime të tjera hetimore, përfshirë kontrolle në banesën e Inez Hajrullës. Ai deklaroi se atë pasdite kishte dalë për fizioterapi dhe se nuk kishte njohje me Elvis Troqen.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI