Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Nuk vonohem se kam një surprizë!” Tetë vite asnjë gjurmë e tij, Gjykata e Vlorës shpall zyrtarisht të zhdukur Elvis Troqen

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk vonohem se kam një surprizë!” Tetë vite
Elvis Troqe

Tetë vite kanë kaluar nga zhdukja e 24-vjeçarit Elvis Troqe. Ndërkohë Gjykata e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka shpallur atë zyrtarisht të zhdukur. Vendimi i gjykatës mësohet të jetë marrë më 15 qershor dhe është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, ku nëna e tij Marsela Troqe është caktuar kujdestare për administrimin e asurive të luajtshme dhe të paluajtshme të djalit të saj.

Kujtojmë se Elvis Troqe, humbi kontaktet me familjarët në mbrëmjen e 17 korrikut 2018, aso kohe ai sapo ishte kthyer nga Italia pasi kishte përfunduar një dënim për trafikim të lëndëve narkotike. Në nëntor të po atij viti, babai i tij kishte thënë se i biri kishte dalë dhe i kishte thënë se kishte një “surprizë”.

“Në datën 17 korrik kisha ditëlindjen e nuses dhe të vjehrrës. Kisha prenotuar një lokal në Ujë të Ftohtë për 10 vetë. Në 7 pa njëzetë djali doli nga shtëpia, i thashë mos u vono, më tha nuk vonohem se do t’ju bëj dhe një surprizë. E pyeta çfarë ishte, më tha se kishte gjetur një vajzë dhe donte të fejohej me të. Zbres, futem brenda në lokal, takoj pronarin, e pyes ku është Elvisi, më tha se ka ikur me një shok. E pyes kush është ky, prit e prit, mora nipin dhe vëllain dhe thashë se do veja të takoja nipin e Init. Marr Inin në telefon, më tha jam në spital. Vajta tek shtëpia dhe ngatërrova dhe derën, nuk i rashë derës së saktë. Vajta në polici, bëra një kallëzim atë natë, të nesërmen bëra denoncimin”, tha babai i tij atë kohë për Report Tv. 

Hetimet e atëhershme treguan që në rrugën kryesore atë e priste një automjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri, Troqe është parë duke përshëndetur drejtuesin dhe më pas duke hipur në automjet, në të cilin thuhet se ndodheshin dy persona. Prej atij momenti, edhe gjurmët e Elvisit humbën.

Në atë kohë, Prokuroria e Vlorës deklaroi se në materialet e referuara ishin konstatuar elemente të veprës penale të rrëmbimit të personit. Hetuesit kryen gjithashtu veprime të tjera hetimore, përfshirë kontrolle në banesën e Inez Hajrullës. Ky i fundit deklaroi se atë pasdite kishte dalë për fizioterapi dhe nuk kishte njohje me Elvis Troqen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese