I ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, gazetari Bledian Koka deklaroi se përgjimi i publikuar nga Arben Ahmetaj ka tronditur ekuilibrat brenda mazhorancës dhe ka nxjerrë në pah përplasjet mes zyrtarëve të qeverisë.
Ai tha se zhvillimet rreth Belinda Ballukut nuk duhet të zbehin atë që ai e cilëson si denoncimin kryesor të Ahmetajt, ndërsa kërkoi që drejtësia të veprojë ndaj mekanizmave që përdoren për të mbajtur në këmbë pushtetin.
“Përgjimi i Arben Ahmetajt i ka turbulluar ujërat brenda mazhorancës”, tha Koka, duke shtuar se tashmë zyrtarët po përpiqen të distancohen nga përgjegjësitë dhe t’ia kalojnë fajin njëri-tjetrit.
Gazetari u ndal veçanërisht te ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe kontradikta për prodhimin e eksportin e armëve.
Koka solli në vëmendje deklaratën e Nufit në Kuvend se Shqipëria po prodhon armë dhe se ato ndodhen edhe në vende konflikti, ndërsa zëvendësministrja e Mbrojtjes deklaroi më pas se Shqipëria nuk ka prodhuar dhe as eksportuar armë.
Për Kokën, kjo është një kontradiktë e drejtpërdrejtë brenda së njëjtës ministri dhe ngre pyetjen se cila është e vërteta zyrtare.
Ai tha se pas publikimit të përgjimit të Ahmetajt, “njeriu i parë që po kërkon të shpëtojë kokën” është pikërisht Nufi, duke e lidhur reagimin e tij me turbullirat e krijuara brenda mazhorancës.
Pjesë nga intervista:
Është shumë e rëndësishme në kuptimin për të thënë ca të vërteta, ca të vërteta të cilat gjithmonë janë në kundërshtim me interesin e shqiptarëve, me interesin e parave, taksave që ata paguajnë që ky vend të jetë më i mirë, që ky vend të ketë shërbime. Po ndërkohë, siç thonë italianët, 'e ni da di mirë këtë shprehje, morto un papa se ne fa un altro', dhe këtu ikën një gys, gjendet një tjetër. Domethënë ai që na zbuloi fenomenin e gysagasit, tani na ka dhënë një gjë tjetër, një fenomen ndërkombëtar të atërit të gysagasit. Dhe besoj që për çështje kredibiliteti, kur flet Arben Ahmetaj, tashmë nuk mund të diskutohet më.
E vetmja gjë që mund të diskutohet dhe që mund të bëhet presion, ose mund ta quajmë kështu, është se kur drejtësia do të fillojë të bëjë akte ose të bëjë masa parandaluese për këtë lloj fenomenesh të shpifura, këto fenomene që s'kanë lidhje as me shtetin dhe aq më pak me politikën, por që janë thjesht dhe vetëm mekanizma që përdor autokrati për të zgjatur dhe për të mbajtur në këmbë regjimin e tij. Kështu që mendoj që janë ngjarje shumë të rëndësishme, janë ngjarje që prodhojnë ngjarje, edhe pse ka shumë dyshime se ngjarja e dytë, ajo e Belinda Ballukut, më shumë sesa për të treguar që drejtësia po funksionon, ngjan si një tam-tam i cili mundohet ta zhbëjë ose ta zhurmojë atë që është e vërteta e madhe e parë, ajo që vjen përmes denoncimeve dhe audiopërgjimit të publikuar nga zoti Ahmetaj.
Qëndrimi i parë është që, për televizionin e parë, ata të cilët trajtojnë vetëm çështjen e Belinda Ballukut, mendoj që ka ndryshuar balancat. Në qoftë se deri para një viti e ca, televizioni në fjalë nuk e kishte një lloj përzemërsie në raport me Belinda Ballukun, mendoj që ka ca kohë që ky lloj raporti ka ndryshuar dhe trajtimi i djeshëm aty është bërë në mënyrë rigoroze, ndryshe nga ajo që ndodhte një vit më parë. Këtë besoj e di mirë. Ndërkohë ajo që ndodhi në televizionin e dytë, mendoj që aty ka patur disa deklarata shumë interesante. T'i japim kreditin gazetarëve që kanë bërë disa intervista të cilat, për mendimin tim, janë dëshmi të rëndësishme, të cilat qartazi nëse nuk hiqen dhe nuk fshihen si video, janë dëshmi të rëndësishme që tregojnë diametralisht qëndrime të ndryshme brenda nga prilli deri në 10, 11 shtator.
E di pse po e them këtë? Shikoni çfarë dy deklaratash bënë përshtypje, i kam vënë re me vëmendje. Ne kemi, gjatë atyre ditëve, kemi transmetuar deklaratën e ministrit Nufi në parlament, gjatë asaj interpelance të kërkuar nga Partia Demokratike, ku zoti Nufi, ndër të tjera, me krenari (dhe ne e kemi evidentuar për shkak të intervistës së zotit Ahmetaj), thotë që ne po prodhojmë armë dhe armët tona madje janë edhe në disa vende të konfliktit, pa e specifikuar, por nënkuptohet që vendi me shumë gjasa është Ukraina. Deklarata e djeshme e zëvendësministres së Mbrojtjes, një ndër deklaratat që më bëri përshtypje është që, 'ne', thoshte ajo, 'jo vetëm që s'kemi prodhuar, por as nuk kemi eksportuar fare armë gjatë kësaj kohe'. Pra pyetja është: çfarë ka ndodhur nga prilli deri mbrëmjen e djeshme?
Dhe e vërteta është, kujt duhet t'i besojmë? Duhet t'i besojmë ministrit të Mbrojtjes në seancë plenare dhe në përgjigje zyrtare të interpelancës, sepse përgjigjet e interpelancës nuk janë deklarata politike për të cilat zakonisht deputeti nuk mban përgjegjësi, por janë përgjigje zyrtare të përgatitura nga një grup ekspertësh dhe juristësh të Ministrisë së Mbrojtjes, me të cilat ministri del para jo vetëm deputetëve të Republikës, por edhe para qytetarëve për të thënë atë që është situata zyrtare. Ndërkohë, nga e njëjta godinë tashmë, vartësja e tij mbrëmë na thotë që 'ne jo vetëm që s'kemi prodhuar, por as nuk kemi eksportuar armë', qoftë edhe nga ato që kemi rezervë. Prandaj, që dje këtu lind dyshimi që ndoshta me shumë gjasë, ose besoj unë kështu do shkojë, përgjimi i Arben Ahmetajt i ka turbulluar ujërat brenda mazhorancës dhe njeriu i parë që po kërkon të shpëtojë kokën keq fare, është Ermal Nufi. Sepse Roni Efeti mirë a keq është mësuar, siç na ka treguar koha (ju e keni trajtuar edhe tek plugu Flavio), që Roni Efeti është mësuar me driblime, me seanca gjyqësore.
E kupton, kështu që ai është i mësuar me këtë lloj kërcimi. Ndërkohë njeriu që me sa duket do të jetë viktima e radhës e këtij përgjimi, dhe zakonisht Arben Ahmetaj kur ta taks, si me thënë, zakonisht të ngjit është Ermal Nufi. Dhe praktikisht po ta shikoni ikjen me vrap të Ermalit si raketë ndaj pyetjeve të Ambrozias, është pikërisht ky lloj gjëje. Sepse deri dje nuk donin të flisnin, ndërkohë pastaj menjëherë organizojnë gjithë enturazhin, gjithë njerëzit që janë të përfshirë në këtë procesin i cili bie erë më shumë se barut, bie erë korrupsion, që na tregojnë se gjërat janë turbulluar. Ujërat janë turbulluar dhe secili po mundohet t'ia kalojë fajin njëri-tjetrit. Ajo çfarë po dëgjoj zëvendësministren e Mbrojtjes mbrëmjen e djeshme, realisht ishte, kush ka firmosur ose kush ka hedhur ndonjë firmë për këto gjëra që po diskutohen, qafë pastë veten si me thënë.
© SYRI.net