E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari (EMRI)

Ilustrim · Vizion Plus

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht në Ndroq, Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Fast”.

Në pranga ka rënë shtetasi Dylber Halili, 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Sipas autoriteteve italiane, më 31 korrik 2026, gjykata italiane i ka caktuar 33-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Plagosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i arrestimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë gjatë ushtrimit të detyrës”.

Pas lokalizimit të tij në Ndroq, autoritetet shqiptare kryen arrestimin provizor të 33-vjeçarit, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh