Betohet para Presidentit, Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie

11 Shtator 2026, 10:30Politika TEMA
Betohet para Presidentit, Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si

Klodiana Spahiu është betuar këtë të premte para Presidentit të Republikës, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie.


Klodian Spahia është deputete e qarkut të Durrësit prej 2009 dhe ka ardhur në politikë nga bluzat e bardha.


Ajo ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe është e specializuar për kardiologji dhe ka kryer studime pasuniversitare në Itali.

Spahiu ka qenë dhe anëtare dhe nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë dhe është angazhuar në nismat e ndërmarra nga socialistët në këtë sektor.


Spahiu ka mbajtur postin e nënkryetares së Kuvendit, kurse në vend të saj u votua në nisje të sesionit të ri parlamentar Evis Kushi.

Lini një Përgjigje