Kreu i qeverisë vendosi të shkarkojë nga detyra e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallarin, post të cilin ky i fundin e mbajti prej disa muajsh. Duke e marrë si pjesë të stafit të tij në Kryeministri, dhe duke ia bësuar postin e tij Ervin Demos , i cili deri më tani ka mbajtur postin e Ministrit për Pushtetin Vendor.
Ky i fundit ka shprehur falenderime ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin e treguar ndaj tij. Duke premtuar që ashtu siç ka bërë në krye të Ministrisë së Pushtetit Vendor do të vijojë të çojë përpara prioritetet e Qeverisë, për të cilat u shpreh se ishin nisur nga paraardhësi i tij në këtë post, Besfort Lamallari.
Një ndryshim i ri përpos ministrave të kabinetit mësohet të ketë ndodhur me ministritë. Nuk do të ketë më Ministri për Pushtetin Vendor, pasi raportohet se do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme.
“Së pari shumë faleminderit për bësimitn është përgjegjesi shumë e madhe. Jam i bindur që do të çoj përpara prioritetet e Qeverisë, kuptohet ato prioritete që ka filluar edhe Besforti ka bërë një punë shumë të mirë, unë do vazhdoj patjetër të bashkëpunoj me Besfortin, edhe me kapacitetin e vet këtu në Kryeministri, por jam i bindur që punët jo thjeshtë të Ministrisë së Brendshe, por ajo që ka të bëjë më shumë me marrëdhënien që ne kemi me komunitetet në tërsi edhe në kuadër të “Besës” edhe në kuadër të gjithë këtij procesi kaq të rëndësishëm për të pasur besimin e qytetarëve në fokus. Besoj që Ministria e Brendshme ka një rol shumë të rëndësishëm dhe do jemi kryesisht të fokusuar për ta çuar përpara.”, u shpreh Demo.


