Flash

Reagon Rama pas ndryshimeve në ministrinë e Punëve të Brendshme: Lamallari do i bashkohet ekipit tim në Kryeministri

Lapsi.al 11 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në qeveri, duke larguar Besfort Lamallarin nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme dhe duke emëruar në këtë detyrë Ervin Demon. Rama bëri të ditur se Lamallari do t’i bashkohet ekipit të tij në Kryeministri, ndërsa Demo, deri tani ministër i Pushtetit Vendor, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Me këtë ndryshim, çështjet e pushtetit vendor do të kalojnë gjithashtu nën Ministrinë e Brendshme. Sipas Ramës, ky organizim nuk është i ri për strukturën e ministrisë.

“Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri”, deklaroi Rama. Lamallari falënderoi kryeministrin për besimin gjatë dhjetë viteve të fundit dhe tha se do të vijojë të punojë pranë tij.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI