Berisha me krerët e Drejtësisë amerikane, Todd Blanche dhe Stanley Woodward

11 Shtator 2026 | 10:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka zhvilluar takime me drejtues të lartë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas.

Berisha ishte i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ata u takuan me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, si dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr. Takimet u zhvilluan në një prej aktiviteteve të rëndësishme të kampit republikan në SHBA.

“Gjatë punimeve të Konventës Republikane, në Dallas, në një prej momenteve më të rëndësishme të jetës politike amerikane, ku Republikanët u mblodhën për të diskutuar të ardhmen e vendit dhe sfidat që përballon bota e lirë, bashke me z. Fatmir Mediu, pata nderin dhe kënaqësinë të takoja krerët e Departamentit të Drejtesisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Todd Blanche, dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr”, shkruan Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PROFIL, kush është ministri i ri i Brendshëm?

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar disa ndryshime në qeveri ku nga kjo e premte në krye të Ministrisë së Brendshme do të vendoset Ervin Demo....
10:31 | 11/09/2026

Ndryshimet në qeveri, Ministria për Pushtetin Vendor do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka marrë vendimin dhe ka njoftuar disa ndryshime në qeveri ku nga sot në krye të Ministrisë së Brendshme...
10:25 | 11/09/2026

6 vatra ende aktive, Ministria e Mbrojtjes për situatën e zjarreve në vend: Mbetemi të angazhuar në terren

Ministria e Mbrojtjes këtë të premte ka dalë me një përditësim të ri lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Ministria bën...
10:13 | 11/09/2026