Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U kallëzua nga ish-ortaku se fshehu dhe pastroi 1.5 milionë euro, deputeti demokrat Luan Baçi merret nën hetim nga SPAK

Shkruar nga Newsbomb
U kallëzua nga ish-ortaku se fshehu dhe pastroi 1.5 milionë euro,
Deputeti Luan Baçi

Deputeti demokrat Luan Baçi  është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK, dhe mësohet se aryeja për këtë ka qenë një kallëzim i bërë në shkurt të vitit 2024 nga ish- ortaku  i tij i biznesit Aredin Behari. Baçi u paraqit së bashku me avokatin e tij Sokol Mëngjesi.

Deputeti demokrat është paditur se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 minilonë eurosh. Ku përgjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka investuar rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private “Geral Am”, para këto të cilave nuk u dihet burimi dhe nuk kanë deklaruar në ILDKPKI.

Mësohet se aksionet  në kompani janë marrë nga gruaja e tij, Elsa Baçi. Ndërsa po gjatë asaj periudhe Luan Baçi është hetuar për korruopsion me patentat, kohë gjatë së cilës ka qenë drejtor në Fier, madje  atëherë ka marrë edhe masë pezullimi detyre ndaj tij.

Baçi  ka dhënë një deklaratë për mediat 30 minuta pas qendrimit në SPAK, ku ka thënë se nuk i është komunikuar akuzë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese