• Kontakt
Friday, September 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Situata me zjarret në vend/ 40 vatra zjarri të raportuara në 24 orë, 9 ende aktive

10:57 : 11/09/2026
në AKTUALITET

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 40 vatra zjarri, prej të cilave 6 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht.

Vatrat aktive

Në Qarkun Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit vijon aktiv, pa rrezik për zonat e banuara. Gjatë ditës së djeshme në operacion u angazhuan strukturat vendore, ADZM dhe Forcat e Armatosura. Gjatë ditës së sotme, FA do të angazhojë 30 efektivë në Dajt, në mbështetje të operacioneve në terren. Vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe mbahet nën monitorim.

Në Qarkun Dibër, aktive vijojnë vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë/Mali i Allushit dhe Selishtë, ku po punojnë strukturat zjarrfikëse, pyjore, bashkiake dhe të emergjencave civile. Vatra në Qafën e Helmes mbahet nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Shkodër, aktive mbetet vatra në Porav, Fushë-Arrëz, ndërsa vatrat në Rragam–Bardhaj–Myselim dhe Malin e Tërbunit janë nën mbikëqyrje dhe nuk raportohen banesa në rrezik. Sot, 20 efektivë të Forcave të Armatosura do të angazhohen në Rragam, Shkodër, për të mbështetur operacionet në terren.

Lexo edhe:

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, ata që mbeten janë pa punë/ Rritet me 16.1% papunësia

Situata me zjarret/ 30 vatra të raportuara, këto janë zonat më problematike

Në Qarkun Fier, aktive vijon vatra në Çërrilë, Mallakastër, në një sipërfaqe me pyll pishe, lis dhe shkurre. Gjatë ditës së djeshme FA mbështeti operacionin me 1 helikopter, 32 efektivë dhe 3 mjete. Gjatë ditës së sotme do të angazhohen 30 efektivë të FA në Çërrilë, Mallakastër, në mbështetje të strukturave që vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Korçë, vatrat e raportuara janë kryesisht të shuara ose nën mbikëqyrje.

Për ditën e sotme, Forcat e Armatosura kanë planifikuar angazhimin e të paktën 80 efektivëve në Dajt, Çërrilë dhe Rragam, krahas strukturave vendore dhe forcave të tjera operacionale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Etiketa: Shqiperixjarrezjarrefikes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, ata që mbeten janë pa punë/ Rritet me 16.1% papunësia

09:00 : 11/09/2026
AKTUALITET

Situata me zjarret/ 30 vatra të raportuara, këto janë zonat më problematike

21:10 : 10/09/2026
AKTUALITET

Zjarret në Shqipëri u vunë nga turistët izraelitë? Faktet rrëzojnë pretendimin viral

19:29 : 10/09/2026
AKTUALITET

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin Shqipëri – BE

18:09 : 10/09/2026
AKTUALITET

Emigracioni zbraz tregun e punës/ Shqipëria kërkon kujdestarë të moshuarish nga Filipinet

13:15 : 10/09/2026
AKTUALITET

Mijëra hektarë të djegur/ Sezoni i zjarreve nxjerr në pah dobësitë sistemike të shtetit

08:07 : 10/09/2026

TË GJITHA

Situata me zjarret në vend/ 40 vatra zjarri të raportuara në 24 orë, 9 ende aktive

10:57 : 11/09/2026

Ndryshimet në Qeveri/ Rama “shkrin” Çështjet Vendore me Ministrinë e Brendshme

10:50 : 11/09/2026

Lamallari në “stolin” e Ramës, Demo merr Ministrinë e Brendshme/ Kryeministri zyrtarizon ndryshimin

10:30 : 11/09/2026

VIDEO/ Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK

10:25 : 11/09/2026

Në kërkim nga drejtësia italiane, kapet në Ndroq 33-vjeçari

10:21 : 11/09/2026

“Ta harroni bashkimin”/ Debate gjatë mbledhjes në Prrenjas, socialisti përplaset me deputetin Olsi Komici /VIDEO

10:15 : 11/09/2026

Jep dorëheqjen Besfort Lamallari, Ervin Demo merr Ministrinë e Brendshme

10:06 : 11/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com