Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dosja “Sterilizimi”, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO

Shkruar nga Newsbomb
Dosja “Sterilizimi”, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO
 

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë mëngjes të premteje në Gjykatën e Posaçme në lidhje me seancën gjyqësore për “Sterilizimin”.

Kujtojmë se Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal.

Ilir Beqaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit që prej 4 korrikut  të 2024-ës në lidhje me dosjen e sterilizimit dhe abuzimet me fondet e SASPAC. Më 28 maj Gjykata e Posaçme vendosi që ai të gjykohej veçmas për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grupit të strukturuar kriminal.

Më 31 korrik të këtij viti ai la qelinë sa i përket çështjes “SASPAC”, dhe po gjykohet nën masën “arrest në shtëpi”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese