SYRI TV/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, protestuesit e presin me thirrjet ‘hajdut, hajdut’

11:07, 11/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore në lidhje me dosjen e sterilizimit.

Beqaj është paraqitur në GJKKO pa avokat, por i shoqëruar nga një efektiv policie.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe për grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, protestuesit e pranishëm përpara Gjykatës së Posaccme e kanë pritur me thirrjet: hajdut, hajdut!

Në fund të korrikut, Gjykata e Posaçme liroi nga burgu ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Ai do të qëndrojë nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

Ish-ministri i Shëndetësisë ndodhej në paraburgim që prej korrikut 2024 për llogari të dosjes "SASPAC", në të cilën akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë "korrupsionin", "pastrimin e parave" dhe "falsifikimin e dokumenteve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco