Në fjalën e mbajtur sot para mediave në lidhje me vendimet e marra në mbledhjen e fundit të qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi zbuloi miratimin e marrëveshjeve për 3 projekte shumë të rëndësishme.
Karakaçi bëri me dije se marrëveshja e parë ka të bëjnë me me rehabilitimin e konvikteve të studentëve, për t’i ofruar kësaj kategorie një shërbim më të mirë në lidhje me furnizimin me energji elektrike. Programi i dytë bëhet fjalë për rehabilitimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës që është një vepër e rëndësishme. Programi i tretë që përfiton nga ky financim prej 110 milionë eurosh, është digjitalizimi i sistemeve të operatorëve të transmetimit, që do të bëjnë të mundur menaxhimin e flukseve në sistemet e IT dhe digjitalizim.
"Kemi miratuar sot 3 marrëveshje për tre projekte shumë të rëndësishme që lidhet me rehabilitimin e konvikteve të studentëve. Programi i dytë bëhet fjalë për rehabilitimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës që është një vepër e rëndësishme. Programi i tretë që përfiton nga ky financim prej 110 milionë eurosh, është digjitalizimi i sistemeve të operatorëve të transmetimit, që do të bëjnë të mundur menaxhimin e flukseve në sistemet e IT dhe digjitalizim" tha Karakaçi.
Në fjalën e tij të mbajtur ditën e sotme, Karakaçi u pyet dhe në lidhje me mbikalimet e zhvendosura në autostradë.
Në lidhje me këtë situatë ministri tha se punimet për zgjerimin e autostradës po vijojnë intensivisht ndërsa bëri me dije se më shumë detaje për këtë dhe për prodhimin e energjisë nga TEC-et e krijuara në vend, do t’i japë në seancën e radhës plenare, që përkon me datën 17 shtator.
Pjesë nga konferenca:
Enea Karakaçi: Kemi miratuar sot 3 marrëveshje për tre projekte shumë të rëndësishme që lidhet me rehabilitimin e konvikteve të studentëve. Programi i dytë bëhet fjalë për rehabilitimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës që është një vepër e rëndësishme. Programi i tretë që përfiton nga ky financim prej 110 milionë eurosh, është digjitalizimi i sistemeve të operatorëve të transmetimit, që do të bëjnë të mundur menaxhimin e flukseve në sistemet e IT dhe digjitalizim.
Pyetje: Heqja e mbikalimeve në Qafë-Kashar, protesta e banorëve të zonës. A ka një datë se kur do të rikthehen këto mbikalime pasi një pjesë e nxënësve shkojnë dhe në shkollë këtu?
Karakaçi: Shqetësimi është i drejtë, ishte e nevojshme. që mbikalimi të lëvizte për shkak të zgjerimit të autostradës. procedura është gati dhe është shpallur. Tani e kam të pamundur të jap një datë por secili nga ju e ka të thjeshtë sepse ndodhet në dokumente se sa është koha e përcaktuar për projektet.
Pyetje: Tenderi 20 milionë euro për mirëmbajtjen e TEC-eve? Sa energji kanë prodhuar deri tani?
Karakaçi: Licenca ishte e dhënë për një afat dy vjeçare aq sa ishte dhe qiraja përkatëse. Ato vepra energjetike janë në punë, shërbejnë për operatorët e sistemit të transmetimit, në momenti kur nuk ka energjitë mjaftueshme. Ka një kapacitet 100 mega.
Shifrën zyrtare normal që kam por e kam të pamundur se sa energji ka prodhuar. Por në vijim do të jap detaje. E kam të pamundur të shpjegoj se sa energji ka prodhuar hidrocentrali i Fierzës apo e Vaut të Dejës. Javës tjetër në seancën e radhës do u jap një përgjigje në lidhje me këtë.
Pyetje: Kërkesat me kërkesa më të larta për të përfituar më së shumti në energjinë elektrike?
Karakaçi: Jemi duke provuar një program më agresiv për në 2027 për të kapur një numër më të madh. Jemi duke bërë ligjin e eficencës së energjisë që parashikon dhe fondet që do të japin mbështetje për qytetarët dhe bizneset.
