Beqaj paraqitet në gjykatë, seanca për dosjen “Sterilizimi” nuk zhvillohet për shkak të bojkotit të avokatëve

11 Shtator 2026 | 11:05

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj këtë të premte është paraqitur në ambientet e SPAK ku do të marrë pjesë në gjykatë për seancën e radhës për dosjen “Sterilizimi”. Pas disa minutash në ambientet e gjykatës, Beqaj u largua pasi seanca nuk u zhvillua për shkak të bojkotit të avokatëve. Gjithashtu mësohet se mungonte gjyqtarja Rudina Palloj.

Beqaj u lirua nga burgu, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi zbutjen e masës së sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Beqaj, i cili është nën hetim në lidhje me dosjen SASPAC, do ta vijojë procesin penal nën këtë masë sigurie. Ai ishte arrestuar në korrik 2024 me urdhër të SPAK dhe që prej atëherë ndodhej në paraburgim.

Më herët, GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së kishin rrëzuar disa kërkesa të tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Beqaj qëndroi 2 vite në paraburgim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Armë, fishekë luftarakë dhe 20 mijë euro! Arrestohet në Krujë 40-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë

Një 40-veçar është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi në hotelin në pronësi të tij u gjetën dhe...
11:24 | 11/09/2026

Ministrja Ismaili mbi akuzat për automjetin e ri të kryeministrit: Është me qira dhe paguhet nga buxheti i PS

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili këtë të premte pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe lidhur me akuzat për automjetin e ri të...
11:11 | 11/09/2026

Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje, arrestohet 33-vjeçari në Ndroq

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Ndroq, gjatë një operacioni të zhvilluar nga FAST Albania në bashkëpunim me...
10:54 | 11/09/2026