Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojnë pagat për GJKKO

11 Shtator 2026 | 11:45

Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën për marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke urdhëruar Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit Tiranë të mos pengojnë apo pezullojnë procesimin në sistemin e Thesarit të urdhër-shpenzimeve dhe listëpagesave të paraqitura nga GJKKO.

Sipas vendimit, masa e sigurimit ndalon efektet e veprimit administrativ të Ministrisë së Financave, si dhe veprimet pasuese të strukturave të Thesarit që kanë sjellë mosprocedimin, pezullimin apo pengimin e urdhër-shpenzimeve dhe listëpagesave.

Gjykata urdhëron që, gjatë kohëzgjatjes së masës së sigurimit, Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Tiranë të vijojnë procesimin e listëpagesave dhe urdhër-shpenzimeve të GJKKO-së.

Vendimi është i ekzekutueshëm menjëherë dhe, në rast mosekzekutimi, parashikon përgjegjësi për shërbimin përmbarimor gjyqësor shtetëror ose privat.

Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 5 ditëve nga njoftimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Armë, fishekë luftarakë dhe 20 mijë euro! Arrestohet në Krujë 40-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë

Një 40-veçar është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi në hotelin në pronësi të tij u gjetën dhe...
11:24 | 11/09/2026

Ministrja Ismaili mbi akuzat për automjetin e ri të kryeministrit: Është me qira dhe paguhet nga buxheti i PS

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili këtë të premte pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe lidhur me akuzat për automjetin e ri të...
11:11 | 11/09/2026

Beqaj paraqitet në gjykatë, seanca për dosjen “Sterilizimi” nuk zhvillohet për shkak të bojkotit të avokatëve

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj këtë të premte është paraqitur në ambientet e SPAK ku do të marrë pjesë në gjykatë për seancën e radhës...
11:05 | 11/09/2026