Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“O hajdut, o hajdut!” Qytetarët presin me protesta Ilir Beqajn, brohorasin jashtë GJKKO-së: Je turp i kombit shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
“O hajdut, o hajdut!” Qytetarët presin me protesta Ilir Beqajn,
Ilir Beqaj në GJKKO

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje në GJKKO, në kuadër të seancës gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit”.

Mirëpo paraqitja e tij ditën e sotme nuk është pritur mirë, pasi në hyrje të godinës, disa protestues e kanë pritur Beqajn duke e thirrur atë “hajdut”, teksa ai po merrej në pyetje nga gazetarët.

“O hajdut, o hajdut! Je turpi i kombit shqiptar!”, dëgjohen duke thënë protestuesit drejtuar ish-ministrit.

Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal.

Ilir Beqaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit që prej 4 korrikut  të 2024-ës në lidhje me dosjen e sterilizimit dhe abuzimet me fondet e SASPAC. Më 28 maj Gjykata e Posaçme vendosi që ai të gjykohej veçmas për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grupit të strukturuar kriminal. Më 31 korrik të këtij viti ai la qelinë sa i përket çështjes “SASPAC”, dhe po gjykohet nën masën “arrest në shtëpi”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese