Ngërçi me pagat e magjistratëve të Shqipërisë ka shkaktuar pezullimin e punëve nga gjykatat e rretheve të cilat kanë ankimuar në Administrative situatën. Burime për mediat bëjnë me dije se Gjykata Administrative po merr në shqyrtime ankimet e gjykatave të tjera, deri më tani bëhet me dije se është urdhëruar Thesari dhe Financat që të paguajnë Gjykatën e Posaçme të Shkallës së parë.
Pas disa ditësh përplasje për të marrë pagat e tyre, magjistratët kanë bërë sot hapin e radhës duke u ankimuar në Administrative për mosmarrjen e pagesave të tyre për shërbimin e ofruar ndaj qytetarëve. Duke qenë se kërkesa e parë është bërë nga GJKKO-ja, e cila thuhet se është pranuar nga Administrativja, e cila ka bërë lëvizjen e saj duke udhëruar zhbllokimin e pagave të magjistratëve.
Padia, e dorëzuar më 11 shtator 2026 dhe e nënshkruar nga Zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Dhimitër Lara, ëhtë kundër Ministrisë së Financave dhe Degës së Thesarit Tiranë.
Në padi kërkohet konstatimi i paligjshmërisë dhe shfuqizimin e shkresës nr. 14110 të datës 2 shtator 2026 të Ministrisë së Financave, e cila pezulloi urdhër-shpenzimet nr. 190 deri 196 të dërguara në bankat tregtare që kanë të bëjnë me pagat e magjistratëve. Gjithashtu kërkohet një masë sigurimi padie për të pezulluar menjëherë efektet e aktit të Ministrisë së Financave dhe për të zhbllokuar sistemin e Thesarit.
Pas bojkotit të punës në Gjykatën e Lushnjës, dje kanë pezulluar punimet e tyre dhe gjyqtarët e Durrësit dhe Beratit si dhe gjykatësit e Apelit Administrativ të Tiranës. Ndërsa mesa duket janë “ngritur peshë” duke bojkotuar punën dhe duke kërkuar pagat e tyre dhe gjyqtarët e jugut përkatësisht në Fier, Vlorë dhe Berat.
Bojkoti i punës për shkak të bllokimit të pagave vijon, ndërsa mësohet se ka prekur dhe Fierin e Beratin. Në gjykatën e Vlorës shërbimi ofrohet për 15 minuta në ditë, ndërsa në Fier nuk ofrohet fare shërbim, çka ka shkaktuar irritim të qytetarëve. Megjithatë, raportohet se Gjykata e Fierit ka vijuar me punën për çështjet urgjente.
Nga administrata e Fierit bëhet me dije se nuk kërkohet vetëm kalim i shpejtë i pagave por dhe rritje të pagave sepse sipas tyre janë krahasimisht të ulëta. Bojkoti që vijon gjatë ditës së sotme është në bojkot i plotë, ndërsa nuk dihet se si do të vijohet më tej.
