Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Presidenti Begaj u la porosi autoriteteve të vinin dorë, FOTOT: Frashëri i Naimit i harruar nga shteti, fshati që u bë vatër atdhetare nuk ka akoma një rrugë

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj u la porosi autoriteteve të vinin dorë, FOTOT:
Frashëri i Naimit i harruar nga shteti, nuk ka akoma një rrugë

"Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar / Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr."

Me këto vargje madhështore i drejtohej Naim Frashëri mëmëdheut, por më shumë se 100 vite më pas, vendlindja e tij, fshati i vogël në jug të vendit, duke se është lënë në harresë nga shteti dhe autoritetet lokale.

Presidenti Begaj u la porosi autoriteteve të vinin dorë, FOTOT:
Qendra e fshatit Frasher, ne Permet

Siç shihet nga këto pamje, fshati Frashër nuk ka akoma një rrugë, edhe përse një shekull më parë ka qenë një vatër e madhe atdhetare, pasi aty lindën ndër rilindasit më të shquar, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.

Një javë më parë, në Frashër ishte dhe vetë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili mori pjesë në 245 vjetorin e Teqesë së Frashërit, një vend ku morën udhë mendja dhe zemra e tri figurave që i dhanë dritë e udhë kombit tonë: Abdylit, Naimit dhe Samiut.

Rruga e shkatërruar që duket më së shumti e ndërtuar me forca vullnetare, sepse në të paktën katër dekadat e fundit shteti nuk ka vënë dorë, mori vëmendjen e kreut të shtetit, i cili u la porosi autoriteteve vendore që të ndërhyjnë menjëherë.

Edhe banorët e Frashërit, kanë apeluar prej vitesh që shteti dhe qeveria qendrore në Tiranë të kthejë sytë nga ky fshat, dhe të tjerë në zonën e Përmetit, të cilët kanë bërë histori, por në demokraci janë lënë në harresë.

Presidenti Begaj u la porosi autoriteteve të vinin dorë, FOTOT:
Frashëri i Naimit i harruar nga shteti, nuk ka akoma një rrugë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese