Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit në Durrës, ARRESTOHET në Shijak një muaj pas ngjarjes 19-vjeçari, shoku i tij ende në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit në Durrës,
Foto ilustruese

Është vënë në pranga në fshatin Pjezë të Shijakut, një 19-vjeçar me inicialet L.C i shpallur në kërkim i akuzuar si bashkëpunëtor në plagosjen e rëndë të 3 shtetasve.

Ngjarja u regjistrua në 26 Korrik të këtij viti, në lagjen numër 13 në Durrës, ku 19-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kerkim të identifikuar me inicialet M.H gjatë një konflikti për motive të dobëta goditën me thikë 3 shtetasit F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për këta dy shtetas, teksa blutë bëjnë me diije se vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Shijak/Finalizohet operacioni i koduar "Village". 

Kapet në fshatin Pjezë, 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar si bashkëpunëtor në plagosjen e rëndë të 3 shtetasve.  

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe me Njësinë Operacionale të DVP Durrës, ka organizuar operacionin e koduar “Village”, bazuar në informacionet e siguruara për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, i cili fshihej në një fshat. 

Si rezultat i operacionit, u kap në fshatin Pjezë, Shijak, dhe u ndalua shtetasi L. C., 19 vjeç, banues në Shijak.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 26.07.2026, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. H. (në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse, 3 shtetas.   

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 04.08.2026, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit L. C. dhe M. H., për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.   

Vijon punë për kapjen e shtetasit M. H.. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese