• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Pse më sheh?”/ Arrest me burg për Andri Vulajn, zbardhet konflikti që përfundoi me vrasjen në Shkodër

by Bota Bota
September 11, 2026
in Aktualitet, Kronikë
“Pse më sheh?”/ Arrest me burg për Andri Vulajn, zbardhet konflikti që përfundoi me vrasjen në Shkodër
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Andri Vulajn, i dyshuar për vrasjen e Ylber Lulit, ngjarje që tronditi qytetin më 8 shtator. Përballë gjykatës, i riu ka zgjedhur të mos flasë për atë që ndodhi, ndërsa mbrojtja ka ngritur pikëpyetje mbi plagët që ai vetë ka marrë gjatë përplasjes.

Avokati Arbër Raja tha se klienti i tij është i dëmtuar në fytyrë, qafë dhe në krah, duke kërkuar që prokuroria të hetojë rrethanat në të cilat janë shkaktuar këto plagë.

Në anën tjetër, akuza ka paraqitur në seancë dinamikën që, sipas saj, çoi në vrasjen e Lulit. Nga hetimet rezulton se gjithçka dyshohet të ketë nisur pas një konflikti të mëparshëm mes dy të rinjve, i cili fillimisht ka ndodhur në një lokal në pedonalen e Shkodrës.

Shkëndija e debatit, sipas prokurorisë, ka qenë një përplasje banale mes tyre, me fjalët “pse më sheh”. Por konflikti nuk është mbyllur aty.

Më vonë, Vulaj ka shkuar pranë banesës së Lulit, i shoqëruar nga dy persona që viktima i njihte. Sipas akuzës, vetë Luli u kishte kërkuar dy shokëve që ta shoqëronin Vulajn në shtëpi, me qëllim që të sqaronin problemet mes tyre.

Situata ka degjeneruar në përleshje fizike. Në këtë moment, sipas versionit të prokurorisë, Vulaj është plagosur me thikë dhe më pas ka përdorur një armë zjarri, duke qëlluar nga afër në drejtim të Lulit.

Plumbi e ka kapur të riun në bark dhe i ka shkaktuar vdekjen.

Një nga dëshmitë e administruara nga prokuroria është ajo e babait të viktimës, Qamil Luli. Ai ka treguar se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurmat e sherrit dhe doli në oborr për të parë se çfarë po ndodhte.

Sipas dëshmisë së tij, gjatë përleshjes është goditur me thikë edhe Vulaj. Pak më pas, djali i tij Ylber Luli është qëlluar me armë zjarri.

Prokurorja Albulena Kuliçi kërkoi masën “arrest me burg” për Vulajn, kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Zamira Lila.

Ndërkohë, mbrojtja pritet të shqyrtojë provat dhe aktet e administruara nga prokuroria përpara se i dyshuari të japë versionin e tij mbi ngjarjen. Sipas burimeve, Vulaj ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe deri tani nuk ka dhënë asnjë dëshmi lidhur me vrasjen.

Previous Post

Rama me makinë të re, PS-ja me faturë/ Ministrja: Është marrë me qira për sigurinë e Kryeministrit

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

“Pse më sheh?”/ Arrest me burg për Andri Vulajn, zbardhet konflikti që përfundoi me vrasjen në Shkodër

“Pse më sheh?”/ Arrest me burg për Andri Vulajn, zbardhet konflikti që përfundoi me vrasjen në Shkodër

September 11, 2026
Rama me makinë të re, PS-ja me faturë/ Ministrja: Është marrë me qira për sigurinë e Kryeministrit

Rama me makinë të re, PS-ja me faturë/ Ministrja: Është marrë me qira për sigurinë e Kryeministrit

September 11, 2026
I shpallur në kërkim nga Interpol Roma, kapet në Ndroq 33-vjeçari

I shpallur në kërkim nga Interpol Roma, kapet në Ndroq 33-vjeçari

September 11, 2026
SPAK merr nën hetim Luan Baçin

SPAK merr nën hetim Luan Baçin

September 11, 2026
Debate gjatë mbledhjes në Prrenjas, socialisti përplaset me deputetin Olsi Komici

Debate gjatë mbledhjes në Prrenjas, socialisti përplaset me deputetin Olsi Komici

September 11, 2026
Lamallari në “stolin” e Ramës, Demo merr Ministrinë e Brendshme/ Kryeministri zyrtarizon ndryshimin

Lamallari në “stolin” e Ramës, Demo merr Ministrinë e Brendshme/ Kryeministri zyrtarizon ndryshimin

September 11, 2026
Jep doreheqjen Besfort Lamallari, ja kush e zëvendëson

Jep doreheqjen Besfort Lamallari, ja kush e zëvendëson

September 11, 2026
Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

September 11, 2026
Me armë pa leje dhe 20 mijë euro cash/ Si u arrestua pronari i hotelit në Fushë-Krujë (EMRI)

Me armë pa leje dhe 20 mijë euro cash/ Si u arrestua pronari i hotelit në Fushë-Krujë (EMRI)

September 11, 2026
Një vilë në këmbim të tenderit/ Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë në këmbim të tenderit/ Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

September 11, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr masiv në Fier/ Flakët përpijnë me shpejtësi pyllin e Çërrilës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL