E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd”, pas largimit si ministër reagon Besfort Lamallari: Mirënjohje gjithmonë kryeministrit

Ilustrim · Vizion Plus

Besfort Lamallari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas largimit të tij nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme.

Lamallari shpreh mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë dhe thekson se do t’ia kthejë këtë besim përmes angazhimit të tij të ri si pjesë e ekipit të Kryeministrisë.

Ai ka uruar gjithashtu pasardhësin e tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ervin Demon, duke shprehur bindjen se ai do të vijojë me sukses zbatimin e prioriteteve të qeverisë.

Në reagimin e tij, Lamallari shkruan se shërbimi ndaj vendit është një nga përgjegjësitë më të mëdha dhe se drejtimi i institucioneve ku është angazhuar profesionalisht e politikisht ka qenë një kapitull i rëndësishëm në jetën e tij.

Lamallari: Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.

Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe, në veçanti, i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri, është më shumë se një privilegj. Është ‘libri i jetës’, i cili të udhëzon më tej në çdo stacion vijues.

Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes angazhimit të ri si pjesë e ekipit të tij.

Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm, me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja, deri në sakrificë, e familjes sime.

Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh