U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
Ish-ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar së fundmi pas shkarkimit nga ky post nga kryeministri Edi Rama. Ai thekson se ky post e rriti profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri. Sipas tij ky ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm.
“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.
Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.
Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.
Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time.
Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkruan ai.
Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërpritet seanca
Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojnë pagat për GJKKO
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza për trafik armësh, reagon për herë të parë qeveria e kryeministrit Rama
- 13:18 Dy orë pas ndërprerjes, Vetëvendosja thërret vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
- 12:51 Shijak, kapet 19-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të tre personave
- 12:38 TKEKS çel sezonin e ri artistik me premierën “Big baby”
- 12:33 Shiste në dyqan fishekzjarre dhe cigare të kontrabanduara, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
- 12:29 Karakaçi njofton tre marrëveshjet me qeverinë gjermane
- 12:12 Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërpritet seanca