Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Më vjen ndot", ministrja Erjona Ismaili e sfidoi për të ardhur në Shqipëri, Arben Ahmetaj e injoron nga arratia: Kush është kjo? E njihni ju, se unë jo (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
"Më vjen ndot", ministrja Erjona Ismaili e sfidoi për
Arben Ahmetaj, Erjona Ismaili

Ish-zëvëndëskryeministri në arrati Arben Ahmetaj ka reaguar pas daljes së Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Ahmetaj me ironi është shprehur se nuk e njeh ministren në fjalë dhe se nuk e dinte që ekzistonte një ministër që mbartte një pozicion të tillë.

“Kush është kjo? Pse, ka një ministre me emër të tillë? Ekzistojnë të tillë? Sepse nuk e di në rast se ju e njihni si gazetar, po unë nuk e njoh", tha Ahmetaj për CNA. Teksa më tej raportohet të ketë shtuar në përgjigje: "Shprehini falënderimet e mia qyqes".

Kujtojmë se ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili,  u pyet këtë të premte, pak pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, për audiopërgjimin ku pretendohet se dëgjohet biznesmeni shqiptaro-izraelit Ron Yefet, së bashku me dy biznesmenë ukrainas, teksa diskutojnë për marrëveshje biznesi dhe çështje që, sipas Ahmetajt, lidhen edhe me institucione shqiptare.

Në përgjigjen e saj, Ismaili iu drejtua drejtpërdrejt Ahmetajt, duke e sfiduar të përballet me drejtësinë shqiptare për akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Reagimi erdhi pas pyetjes së gazetares Ambrozia Meta, e cila kërkoi një qëndrim zyrtar të qeverisë lidhur me pretendimet e bëra në audiopërgjim, veçanërisht për akuzat se armët mund të prodhohen në Afrikë dhe më pas të paketohen në Shqipëri, si dhe nëse në vend po prodhohen armë.

Ministrja Ismaili e cilësoi të papërshtatshme që qeveria të merret me deklarata të bëra nga persona që, sipas saj, janë larguar nga përballja me drejtësinë.

“Lidhur me këtë çështje, së pari mua më vjen sa keq edhe ndot të diskutoj apo të jap përgjigje për deklarata të arratisurve nga drejtësia, është për mua një kërkesë që unë dëshiroj t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka bërë këto deklarata, që ashtu sikurse ka guximin që në pisllëkun ku është zhytur të hedhë llum mbi projektet të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin të vijë dhe të përballet me drejtësinë shqiptare. KAYO është një nga krenaritë dhe që normalisht, sikurse citova, më vjen ndot të jap përgjigje të deklaratave të njerëzve që janë zhytur në llumin e tyre”, tha ministrja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese