Kategoria Superiore, të shtunën derbi i kryeqytetit në Vorë. Vëmendja edhe në Elbasan

Nga Dea Kozma
11 Shtator 2026, 13:21 | Futboll

Kategoria Superiore, të shtunën derbi i kryeqytetit në Vorë.

Pas ndeshjes hapëse, Skënderbeu-Tirana, Superliga shqiptare ka rezervuar ndeshje mjaft interesante këtë fundjavë.

Tani vëmendja spostohet te duelet që mund të ndryshojnë ndjeshëm pozitat në tabelë.

Të shtunën do të luhet një derbi i kryeqytetit në Vorë. Partizani përballet me Dinamon, në një nga sfidat më interesante të javës së katërt. Të kuqtë vijnë pas fitores së rëndësishme ndaj Vllaznisë, ndërsa Dinamo kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive pas përmbysjes ndaj Elbasanit.

Një duel mes dy skuadrave që synojnë të qëndrojnë në pjesën e sipërme të renditjes dhe ambiciet janë të mëdha, shkruan A2.

Në të njëjtën ditë, Teuta pret Vorën. Durrsakët kanë nisur kampionatin me rezultate pozitive dhe do të kërkojnë një tjetër trepikësh në shtëpi. Nga ana tjetër, ekipi i Bellajt pas fitores në javën e parë me Dinamon, do të kërkojë të reagojë pas humbjes së thellë ndaj Tiranës fundjavën e kaluar.

Të dielën, Laçi dhe Vllaznia përballen në një tjetër duel të bukur. Shkodranët do të kërkojnë fitoren e parë për këtë sezon dhe pas disfatës në shtëpi ndaj Partizanit, gjërat janë vështirësuar dhe më shumë.

Nga ana tjetër, Laçi vjen pas humbjes me Teutën dhe do të tentojë për të marrë një rezultat pozitiv.

Java mbyllet në “Elbasan Arena”, aty ku Elbasani pret Egnatian. Një sfidë interesante mes një Elbasani që kërkon ftoren e parë në këtë edicion dhe kampionëve të Egnatias, të cilët pas fitores ndaj Skënderbeut, janë e vetmja skuadër që kanë 9 pikë të plota pas 9 javësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos