Nga Boldnews.al
Emrin e ka me kuptim, duke nxjerrë rrënjët e një kombi që ka jetuar më shumë në lutftë se në paqe. Vjen një ditë, një kohë kur njerëz që u kemi besuar rendin dhe sigurinë në pak sekonda tregojnë vete se kush janë. Aq vlen për të bërë rezymenë, jo të jetës, por karakterit dhe brumit.
“Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Jam munduar të mos ju zhgënjej kurrë, kurrën e kurrës”-i tha ai Atij të madhit. Në vendin e Lamallarit në krye të Ministrisë së Brendshme katapultohet Ervin Demo.
Breza do kalojnë dhe në historikun e shtetit shqiptar do jetë edhe emri i Lamallarit si Ministër i Bredshëm. Ky ishte ministri që qëllimin në jetë e paska pasur të mos zhgënjenjë kryeministrrin, jo qytetarët e vendit që edhe nëse është mjaftuar me një copë rrogë, duhet ta kuptojë se ajo i është dhënë për atë vend pune nga qytetarët, traksat e tyre.
Njê pasardhës i denjë i Kadri Hazbiut dhe shprehjes së tij tê famshme “Partia ime le tè më dënojë”.
“Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri”, tha Rama, krejt i qetë, mdërsa para kishte jo një të ri ambicioz të saposhkarkuar, por një individ që ishte gati të shtrëngonte edhe më fort kollaren në fytin e tharë nga lajmi jo i mire por gjysma e vetes ishte në lumturi për shkak se do “ngrohë stolin” në pankinën kryeministrore.
“Faleminderit Kryeministër për të gjithë besimin e dhënë në këto 10 vite. Ndjej që jam rritur jo vetëm profesionalisht, por edhe si njeri, për të kuptuar më mirë edhe njerëzit kur shprehin shqetësimet. Do ta vazhdoj rrugëtimin dhe të jem në krahun tuaj për të gjithë punët e mira që e presin Shqipërinë”, deklaroi Lamallari.
Lamallari tha se ndjente se ishte i rritur jo vetëm profesionalisht, por edhe si njeri… Për pjesën profesionale ishte kryeminstri që e gjykoi duke i dhënë gjashtë muaj si ministër i drejtësisë dhe gjashtë muaj si i brendshëm. Nga 11 shtatori 2025 në 11 shtator 2026. Një vit me Lamallarin kudo.
Tashmë do jetë aty në stolin rezervë në kryeminisri, me sytë nga sulmuesi, trajneri, portieri dhe arbitri. Lamallari do të mungojë shumë. Sidomos për atë shfaqjen në Spitalin Ushtarak me një tabor policësh nga pas, “i merakosur” për shëndetin e policëve të lënduar më shumë nga propaganda dhe abuzimi shtetëror sesa nga vezët e protestuesve.














