Reagon Lamallari: Falenderoj Ramën që më shkarkoi, do t’ia kthej nderin e lartë

Reagon Lamallari: Falenderoj Ramën që më shkarkoi, do t’ia kthej nderin e lartë

13:18, 11/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Besfort Lamallari falënderoi Edi Ramën pasi ky e fundit e shkarkoi nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Në një postim online, Lamallari thotë se do ia kthejë nderin Ramës.

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen. 

Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.

Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.

Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time.

Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme,” shkruan Lamallari.

Edi Rama nuk ka dhënë asnjë motivacion për shkarkimin e Lamallarit.

Po ashtu, Rama nuk ka bërë të ditur se me çfarë pune do merret Lamallari tani e tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco