Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PLAS keq mes të rinjve durrsakë, njëri nxjerr thikën, plagos 25-vjeçarin dhe zhduket nga vendngjarja, detajet e para

Shkruar nga Newsbomb
PLAS keq mes të rinjve durrsakë, njëri nxjerr thikën, plagos
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Shkozetit ku debati mes disa të rinjve ka agravuar deri në përdorimin e thikës, duke lënë pas një të plagosur. Paraprakisht mësohet se i plagosur ka mbetur një shtetas rreth 25 vjeç, i cili është nisur me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Durrësit.

Gjendja shëndetësore e tij nuk dihet akoma, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se i riu ka marrë plagë në zonën e këmbës.

Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa deri më tani bëhet me dije se nuk është identifikuar akoma i plagosur dhe as autori i ngjarjes. Ky i fundit është zhdukur nga vendngjarja dhe efektivët po punojnë për arrestimin e tij. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese