E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik janë kriminale!

Ilustrim · Vizion Plus

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë ka paraqitur një kallëzim penal kundër kancelarit Friedrich Merz, pasi ai deklaroi se politikat anti-emigratore të partisë janë të barazvlefshme me një spastrim etnik.

Stephan Brandner, sekretari parlamentar i grupit parlamentar të AfD-së, tha se deklaratat e Merz ishin “të natyrës kriminale” dhe “plotësisht të papranueshme”.

“Friedrich Merz e ka kaluar sërish kufirin me fjalimin e tij, këtë herë në një mënyrë që ka implikime penale. Deklarata e Kancelarit nuk mbulohet as nga imuniteti parlamentar, pasi sipas nesh ajo përbën fyerje shpifëse që drejtohen jo vetëm kundër çdo anëtari të grupit parlamentar të AfD-së, por në fund të fundit edhe politikisht kundër miliona qytetarëve”, tha Sekretari parlamentar i AFD, Stephan Brandner.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh