• Kontakt
Friday, September 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi: SPAK të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:13 : 11/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se SPAK duhet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit për imunitetin e Belinda Ballukut.

Në një intervistë në emisionin “Breaking”, Bardhi u shpreh se, tani që pozita penale e Ballukut është rënduar, duhet të shoqërohet edhe me kërkesën për një masë më të rëndë sigurie.

Sipas tij, SPAK ka përdorur “standard të dyfishtë” për rastin, ndërsa kujtoi se kërkesa e parë e SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut u rrëzua nga Kuvendi në mars.

“Spak duhet ta sillte kërkesën për imunitetin e Ballukut, sipas standardit që ka sjellë Prokuroria e Posaçme. Vetë drejtuesi i ri thotë që standardi ligjor është që, kur rëndohen akuzat, të rëndohet masa e sigurimit. Ky standard nuk po zbatohet.

Nuk ka një kërkesë nga SPAK për imunitetin e Ballukut në Kuvend. Duhet të kishte ndodhur në qershor. Për mua, do të duhej të kishte ndodhur në qershor, dje ose sot. Se kur do të veprojë Prokuroria për të zbatuar ligjin, unë nuk e di, nuk shoh filxhan. Se çfarë do të ndodhë, unë nuk mund të parashikoj.

Lexo edhe:

I atyre…, sinqerisht, Besforti i Ramës!

Rama me makinë të re, PS-ja me faturë/ Ministrja: Është marrë me qira për sigurinë e Kryeministrit

Unë di të them cili është standardi që Prokuroria na e ka shpallur vetë publikisht dhe standardi i dyfishtë që po ndiqet me zyrtarë të tjerë të lartë. Nëse gjeni një të dytë me rëndësinë e Ballukut, unë tërhiqem. Të tjerët janë në burg, Balluku lëviz e lirë. Kjo do të thotë që SPAK ka vendosur ta trajtojë bashkëpunëtoren e Ramës ndryshe nga ligji dhe nga cilido tjetër, me standard favorizues”, tha Bardhi.

Bardhi shtoi se Rama çështjen e Ballukut është duke e përdorur sa herë ai ndodhet në vështirësi.

“Rama çështjen e Ballukut është duke e përdorur sa herë ai ndodhet në vështirësi. Në momentin kur shpërthyen protestat, Prokuroria tha: “Sekuestruam një vilë të Ballukut” dhe dha akuzat. Në shtator, ky zhvillim i ri me një tjetër vilë ndodhi 24 orë apo 48 orë pasi Ahmetaj publikoi dëgjime për armët. Dy ditë më vonë, Prokuroria nxori nga sirtari një tjetër vilë të Ballukut.

Duket që kjo çështje po përdoret për të mbuluar çdo skandal që ka dalë nga qershori e në vijim. Priten zhvillime gjatë ditëve në vijim që do të shfaqin më qartë sistemin korruptiv. Nuk është çudi që SPAK të përdorë një tjetër lëvizje në dosjen Balluku, një vilë tjetër, paraqitjen e kërkesës në Kuvend apo ku di unë”, shtoi Bardhi.

Etiketa: belinda ballukuEdi Ramaspak

Lajme të lidhura

Foto e gjeneruar me AI
AKTUALITET

I atyre…, sinqerisht, Besforti i Ramës!

13:36 : 11/09/2026
AKTUALITET

Rama me makinë të re, PS-ja me faturë/ Ministrja: Është marrë me qira për sigurinë e Kryeministrit

11:41 : 11/09/2026
AKTUALITET

SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi

11:30 : 11/09/2026
AKTUALITET

Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, shoqërohet nga efektivi i policisë

11:07 : 11/09/2026
AKTUALITET

Ndryshimet në Qeveri/ Rama “shkrin” Çështjet Vendore me Ministrinë e Brendshme

10:50 : 11/09/2026
AKTUALITET

Lamallari në “stolin” e Ramës, Demo merr Ministrinë e Brendshme/ Kryeministri zyrtarizon ndryshimin

10:30 : 11/09/2026

TË GJITHA

Bardhi: SPAK të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:13 : 11/09/2026

Dy ditë pa shërbim/ Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës

14:06 : 11/09/2026

Nafta prek 110 dollarë për fuçi, rriten shqetësimet për furnizimin

13:57 : 11/09/2026

Momente paniku te Hull City, Sorba Thomas aksidentohet me makinë

13:45 : 11/09/2026
Foto e gjeneruar me AI

I atyre…, sinqerisht, Besforti i Ramës!

13:36 : 11/09/2026

Armë biologjike, dronë dhe bomba bërthamore/ Skenarët e errët të një IA jashtë kontrollit

13:24 : 11/09/2026

Fundjava me shi e shtrëngata/ Ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

13:15 : 11/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com