4 mijë kredi të buta nga qeveria, çudit Delina Ibrahimi: Në periferi të Tiranës gjen shtëpi me 60 mijë euro!
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeveris&eum...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit. ngjarje e cila...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: f...
Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria ë...
“Topi i Artë” këtë sezon është një dilemë shumë e madhe, pasi është e vështirë të...

Njoftimi i parë zyrtar, siç ndodh me çdo pushim ndërkombëtar, ka mbërritur në sekretarinë sportive të Interit: Lautaro Martinez është parathirrur nga Argjentina e Scalonit për këtë grumbullim të parë të nënkampionëve të botës, pas finales së dhimbshme amerikane dhe largimit të Messit. Megjithatë, përtej burokracisë, ekziston një botë në vlim, veçanërisht në Buenos Aires. Për këtë arsye, nuk është e sigurt nëse do të vijë thirrja e mëvonshme për një treshe miqësore ende të paqartë dhe aspak emocionuese për “Selección”.
Përkundrazi, duke pasur parasysh kontekstin, kapiteni zikaltër dhe yje të tjerë të ekipit mund të kenë një pushim të papritur. Nga Lautaro te “colchoneros” Julian Alvarez dhe “Cuti” Romero, duke kaluar te anglezët Dibu, “Licha” Martinez dhe MacAllister, si dhe shoku i Messit në Miami, De Paul, bëhet fjalë për të gjithë gardën e vjetër që ka mbetur e ngatërruar në problemet e AFA-s. Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) po kalon një moment të madh pasigurie dhe konfuzioni, nëse jo kaos të mirëfilltë. Askush nuk do të habitej nëse yjet e Scalonit do të qëndronin në shtëpi, dhe kjo mundësi nuk mund ta lërë indiferent botën e Interit. Pa kombëtaren e dashur, të cilën “Toro” zakonisht e arrin me çdo kusht, Lautaro mund të përqendrohej vetëm te skuadra e tij e klubit. Gjatë asaj periudhe tre-javore, përveç ditëve të lira që do të japë Chivu, ai mund të përmirësojë gjendjen fizike për sprintin e dyfishtë, mes luftës për titull dhe Champions League.
Ndërkohë, lojtari i Interit pret lajme nga atdheu, ku presidenti i federatës, “Chiqui” Tapia, prej muajsh po përballet me një betejë ligjore shumë delikate për t’u mbrojtur nga akuzat e ngritura nga palë të ndryshme, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, për pastrim parash. “El Diez”, Leo Messi, është larguar. Dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë. Trajneri i dy finaleve të njëpasnjëshme të Kupës së Botës, fitore në 2022 me Francën dhe humbje në korrik me Spanjën, Lionel Scaloni, ka kontratën që i skadon në dhjetor, e konsideron ciklin e tij të mbyllur dhe mezi pret të largohet. Po ashtu edhe një pjesë e mirë e stafit të tij, duke filluar nga Walter Samuel, i cili dëshiron të provojë të ecë vetëm.
Në këtë kontekst futen edhe tre miqësoret e kësaj pauze të parë ndërkombëtare “extra large”. Kundërshtarët, deri dje ende të paformalizuar, nuk ngrohin aspak zemrat e argjentinasve: janë Burkina Faso, Bolivia dhe Benini. Në lojë është edhe një “homenaje” magjike për Messin, por Leo nuk është plotësisht i bindur për këtë. Marrëdhëniet me federatën janë të tensionuara; “El Diez” ndjen se i ka dhënë shumë, shumë, AFA-s, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, në nivel ekonomik.
Këtu vjen një tjetër pikë e dhimbshme: shpërblimet e destinuara për lojtarët për performancat e fundit janë temë diskutimi. Nga shumë anë në Argjentinë theksohet fakti se finalistët e Kupës së Botës janë në kredi. Dhe se shifrat që u detyrohen lojtarëve të kombëtares janë të rëndësishme.
Duke i mbledhur të gjitha, kuptohet pse yjet e kombëtares që luajnë në Evropë nuk janë aspak entuziastë për idenë e të shkuarit në Argjentinë për të sfiduar tre kombëtare që fillojnë me shkronjën B, por nuk janë Brazili.
Për të qetësuar ujërat, për të zbutur ambientin dhe për të ulur tensionin në marrëdhëniet mes federatës dhe lojtarëve, AFA po mendon të lërë në shtëpi një numër të konsiderueshëm lojtarësh. Në krye, pikërisht Lautaro dhe bashkë me të edhe yjet e tjerë të këtyre viteve të lavdisë.
Nga Buenos Aires duan të varrosin sëpatën e luftës nën tre javë pushim, në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në nëntor, kur do të jetë pauza tjetër ndërkombëtare. Dyshimet, sidoqoftë, do të zgjidhen të hënën, datë e caktuar për publikimin e listës së Scalonit. Do të ishte një surprizë të shihje “Toro” mes të pranishmëve dhe Interit, sigurisht, nuk do t’i vinte keq ta kishte kapitenin e tij të gjithin për vete. / Marrë nga La Gazzetta dello Sport
James Rodriguez është kthyer në shtëpi. Pas më shumë se tetëmbëdhjetë vitesh bredhjeje nëpër Evropë...
Harry Kane qetëson tifozët e Bayern Munich për të ardhmen e tij. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Champio...
Interi po monitoron nga afër zhvillimet në Buenos Aires përpara pushimit të ardhshëm të ndeshjeve ndërkombët...
Në Nju Jork janë përcaktuar dy finalistet e US Open për femra, të turneut të fundit Grand Slam të këtij viti. Për...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Tensioni ka përfshirë seancën gjyqësore për grabitjen në banesën e portierit italian Gianluigi Donnarumma, pasi nj&eum...
Sulmuesi brazilian Richarlison po kalon një periudhë të vështirë te Tottenhami, pasi nuk është përfshirë në ...
“Topi i Artë” këtë sezon është një dilemë shumë e madhe, pasi është e vështirë të...
Në futboll, shpesh 40 gola mund të mos mjaftojnë, ky është rasti i Kylian Mbappe, i cili edhe pse mbylli sezonin e fundit në La ...
Pas incidentit të diskutuar në Çmimin e Madh të Monzës, te Ferrari duket se është rikthyer qetësia mes Charles Lecle...