Hoxha: Partneriteti me SHBA, i qëndrueshëm dhe i ndërtuar mbi vlera e interesa të përbashkëta

11 Shtator 2026, 15:40Politika TEMA
Hoxha: Partneriteti me SHBA, i qëndrueshëm dhe i ndërtuar mbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti një delegacion të anëtarëve të stafeve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të shoqëruar nga përfaqësues të Atlantic Council.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se, në fokus të takimit ishin prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë, siguria rajonale dhe ndërkombëtare, reformat në vend, si dhe rrugëtimi i përshpejtuar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Hoxha vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të paparashikueshëm, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve me miqtë dhe partnerët e besuar.

Takimi rikonfirmoi forcën, thellësinë dhe karakterin e qëndrueshëm të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, të ndërtuar mbi vlera demokratike, interesa të përbashkëta në fushën e sigurisë, besim dhe respekt të ndërsjellë.

Lini një Përgjigje