Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kthyen apartementet me qira ditore në “fole” prostitucioni, e reklamonin edhe në rrjete sociale! Arrestohet një shqiptar dhe tre të huaja në Tiranë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Kthyen apartementet me qira ditore në “fole” prostitucioni, e
Foto ilustruese

Katër persona janë arrestuar në kryeqytet, për kryerjen e veprimtarisë së paligjshme të prostitucionit, dhe reklamimit të kësaj veprimtarie në rrjetet sociale.

Policia ka bërë me dije se kanë rënë në pranga një shqiptar dhe tre shtetase të huaja, më konkretisht vietnameze dhe braziliane.  Shtetasi shqiptar është identifikuar si Ervin Hysolli, dhe dyshohet se shfrytëzonte për prostritucion njërën prej vietnamezeve.

Ata dyshohet se kishin përshtatur apartamente të marra me qira ditore për ushtrim prostitucioni, në rrugër “Xhoxhi Martini”, “Milan Shuflaj” dhe “Him Kolli”. 

Gjithashtu, policia ka sekuestruar 4 celularë, që dyshohet se përdoreshin për reklamimin e kësaj veprimtarie në rrjetet sociale. Një shtetas mësohet se po procedohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se përfitonte nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet faza e dytë e operacionit të koduar “Last post”. Goditen 3 raste të tjera të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit të ushtruar në apartamente me qira ditore, në kryeqytet.

Arrestohen 3 shtetase vietnameze dhe braziliane, për ushtrim të prostitucionit. Në pranga dhe 1 shtetas shqiptar që shfrytëzonte për këtë veprimtari, njërën prej shtetaseve vietnameze të arrestuara.

Sekuestrohen 4 celularë që dyshohet se përdoreshin për reklamimin e kësaj veprimtarie, në rrjete sociale.

Në vijim të verifikimeve, punës operative dhe asaj hetimore, kryer në terren dhe në hapësirën digjitale, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit të ushtruar në apartamente me qira ditore, në lagje të ndryshme të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan fazën e dytë të operacionit të koduar “Last post”.

Gjatë kësaj faze u arrestuan shtetasit: -I. L., 25 vjeçe, shtetase braziliane, dhe U. L., 42 vjeçe, shtetase vietnameze, pasi dyshohet se kishin përshtatur apartamente të marra me qira ditore, për ushtrim të prostitucionit, në rrugët “Xhoxhi Martini” dhe “Milan Shuflaj”;

-E. H., 35 vjeç dhe Th. H., 37 vjeçe, shtetase vietnameze, pasi dyshohet se 35-vjeçari shfrytëzonte 37-vjeçaren, për ushtrim të prostitucionit në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën “Him Kolli”.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese