Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protestuesit i kërkojnë në shesh, Rama pret në Kryeministri studentët e rinj: Fakti që jeni këtu do të thotë se nuk dëgjoni nga ai vesh, jeni frymëzim!

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit i kërkojnë në shesh, Rama pret në Kryeministri
Kryeministri Edi Rama takim me studentët e rinj

Në shoqërimin e ministres së Arsimit, pasditen e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me disa nga maturantët ekselentë të cilët pritet të bëjnë zgjedhjet e tyre për degët që duan të ndjekin studimet e larta dhe nxënës me performancë të lartë në mësime, të cilët i mirëpriti në Kryeministri. 

Duke folur për ëndrrat që mund të bëhen realitet nëse punohet fort dhe i dedikohet një kohë e mirë punës dhe studimeve, Rama i motivoi studentët e rinj, të cilët dhe i falënderoi që nuk kanë dëgjuar fjalët që qarkullojnë lart e poshtë, referuar këtu protestës qytetare, por kanë zgjedhur ta takojnë. 

Teksa ditët e fundit shpesh janë bërë thirrje që studentët të bashkohen në protestë ku kërkohet ndryshimi i klasës politike, Rama para të rinjve foli fjalë zemre, në mesin e të cilave theksoi se fakti që ata kanë zgjedhur ta takojnë nga afër nënkupton se nuk e përkrahin tubimin.

“Ju jeni shembull i jashtëzakonshëm, jeni shembulli se si Shqipëria duhet të funksionojë.  Forca juaj është heroike e fjalës, të jesh hero nuk do të thotë të japësh jetën. Do të thotë të kapërcesh të gjitha pengesat që të tjerë në disa kushte as nuk do të mendonin që t’i kapercejnë.  Fakti që ju jeni këtu do të thotë se nuk dëgjoni nga ai vesh, dhe është mirë të mos dëgjoni. Sa më shumë të bëni sukses aq më të shumtë do të jenë zërat se vlerësimi i bërë nuk është i merituar. 

Ajo që dua t’ju them sot është së pari se ju jeni frymëzim. në punë  që unë bëj kam nevojë që të frymëzohem nga shembuj njerëzisht në kushtet që nuk janë në kushtet ideale për të bërë sukses por në fakt bëjnë sukses.Kur e bëni ju, unë patjetër  që do e bëj. Jeni inspirim njëjtë siç janë ata që janë të suksesshëm në dritat e skenës. Ju nuk je i në dritat e skenës, sot po përfitoni nga ky moment, po pastaj do të vazhdoni larg këtyre dritave. Ju them me bindje, kini besim të palëkundur te vetja” tha Rama para studentëve të rinj.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare i motivoi më tej të rinjtë e pranishëm, të cilëve iu bëri me dije se sado vështirësi të të japë jeta, nuk duhet të dorëzohen për të arritur aty ku ata kanë  ëndërruar.

“Do të keni momente që do ju rrëshqasë një fitore nga duart, jeta do t’ju sprovojë duke ju nxjerrë përpara një hall të madh. Por varet e gjitha nga ju dhe forca juaj që përballë mjegullës të zezë të besoni se maja e ajsbergut që keni parë është e juaja dhe vetëm ju e arrini. Këtë ua them jo nga lartësia e detyrës por e eksperiencës” përmbylli fjalën e tij kryeministri.

Më tej, në praninë e ministres Mirela Kumbaro, Rama u dha medaljet e çmimeve  studentëve të pranishëm të cilët kishin shënuar sukses në Olimpiadat e zhvilluara në lëndë të ndryshme.

Pamje nga takimi: 

Protestuesit i kërkojnë në shesh, Rama pret në Kryeministri
 


 

Protestuesit i kërkojnë në shesh, Rama pret në Kryeministri
 


 

Protestuesit i kërkojnë në shesh, Rama pret në Kryeministri
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese