Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Armir Shahini, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku ka folur për projektet e tij të reja muzikore, por edhe për marrëdhëniet që ka ruajtur me ish-banorët pas përfundimit të reality shoë-t.
Gjatë intervistës, Armiri u pyet edhe për çiftin Selin dhe Gimbo, të cilët u lidhën gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Sa i përket marrëdhënies së tyre, këngëtari preferoi të mos komentojë, duke u shprehur se secili duhet të jetojë jetën e tij.
“Unë nuk kam asnjë lloj komenti për çiftet që janë krijuar atje. Gjithsecili sheh jetën e tij, të vazhdojnë të jetojnë të lumtur”, tha ai.
Më pas ai u pyet nëse do të merrte pjesë në dasmën e Selinit dhe Gimbos, në rast se çifti do ta ftonte.
“Po ku di unë, të vijë ftesa, të shohim. Po si mund të shkoj në dasmë pa ardhur ftesa? Duhet me e pa situatën si të vjen”, u përgjigj këngëtari.
Po ashtu ai u pyet se në rast se do të ftohej në dasmën e Selinit, do të këndonte për të ftuarit. Miri është përgjigjur me humor:
“Aman se po thashë unë do të shkoj në dasmë, do thonë ‘ai do të shkojë në dasmë, kush po të fton ty’. Po thashë nuk do të shkoj në dasmë, ‘zbrit se të vrava, hip se të vrava’, ky muhabet.”
