• Kontakt
Friday, September 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që i jep mikut të Ronit tenderat e shëndetësisë

15:31 : 11/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Klodiana Spahiu ka nxituar të tregojë devotshmërinë ndaj shefit të saj duke konfirmuar se do të firmosë ligjin që privatizon tenderat e shëndetësisë tek miku izraelit i kryeministrit.

Pa pritur fare të ulet në karrigen e ministres së Shëndetësisë, zonja Spahiu ka deklaruar gjatë një takimi jo publik me stafin drejtues të QSUNT-së, dy ditë më parë, atë që dyshonin të gjithë; se ajo do të firmosë ligjin kontrovers, të cilin refuzoi ta firmoste paraardhësja e saj, Evis Sala, duke u larguar nga qeveria.

“Mos dëgjoni se çfarë thuhet nëpër media. Kjo gjë që do të bëjë kryeministri është një nga iniciativat më të mira që është bërë ndonjëherë në shëndetësi për të siguruar barnat për shqiptarët” ka thënë tekstualisht Klodiana Spahiu gjatë takimit me shefat e spitalit më të madh të vendit, duke iu referuar projektligjit.

Drafti kontrovers i qeverisë për të privatizuar tenderat e shëndetësisë sipas modelit Kayo në mbrojtje, u publikua fillimisht nga Kapitali.

Ajo që s’bëhet me profesorë, bëhet me kamikazë

Lexo edhe:

Bardhi: SPAK të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

I atyre…, sinqerisht, Besforti i Ramës!

Ligji për privatizimin e tenderave të shëndetësisë tek një dorë e vetme ishte arsyeja që çoi në largimin nga qeveria të ish ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

Pavarësisht presionit të fortë të kryeministrit, Evis Sala refuzoi të firmoste draftin kontrovers duke preferuar largimin e saj nga qeveria, ndonëse formalisht siç ndodh në këto raste, arsyet e dorëheqjes u paraqitën si personale.

Pas largimit të Salës, Edi Rama zgjodhi Klodiana Spahiun, një deputete nën influencën e madhe të kapove të Durrësit.

Dhe zonja Spahiu nuk ka vonuar të konfirmojë se do të përmbushë menjëherë detyrën për të cilën e vunë ministre të shëndetësisë duke fluturuar si një dron kamikaz.

Monopol privat i sektorit më jetik

Kali i Trojës që privatizon tenderat e shëndetësisë do të jetë një shoqëri aksionere publike, e cila replikon në mënyrë identike modelin famëkeq të Kayos edhe në sektorin shëndetësor.

“Shoqëria shtetërore ka për objekt të veprimtarisë plotësimin e nevojave të institucioneve publike të kujdesit shëndetësor për barna, pajisje mjekësore, produkte të tjera shëndetësore, mallra dhe shërbime mbështetëse, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së furnizimit, përdorimin eficient dhe ekonomik të fondeve publike, si dhe sigurimin e cilësisë dhe disponueshmërisë së produkteve të furnizuara,” thuhet në draft.

Por djalli qëndron në detaje. Shoqëria publike nuk do ta bëjë e vetme furnizimin e spitaleve me ilaçe dhe pajisje mjekësore, por përmes krijimit të shoqërive të përbashkëta me privatët.

“Për realizimin e objektit të saj, shoqëria krijon shoqëri të tjera ose merr pjesë në kapitalin e shoqërive të tjera tregtare, publike ose private, që kanë si objekt prodhimin dhe/ose tregtimin e barnave, pajisjeve mjekësore, produkteve të tjera shëndetësore dhe kryerjen e veprimtarive të lidhura me to,” thuhet në draft.

Pra, një kompani e përbashkët mes shoqërisë aksionare shtetërore dhe një privati do të ketë monopolin absolut të blerjes së ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe llokmës së madhe qindra milionë euro të prokurimeve shëndetësore, njësoj si Timak Defence e cila ka ekskluzivitetin e furnizimit të ushtrisë me automjete dhe armë.

Përmes këtij mekanizmi qeveria praktikisht asgjëson konkurrencën në tenderat e shëndetësisë duke privatizuar de facto buxhetin e një prej sektorëve me jetik për mirëqënien e përgjithshme. Pra tashmë nuk do të ketë më tendera ku kompanitë garojnë me njëra tjetrën për të ulur çmimet, por të gjitha ilaçet dhe pajisjet spitalore do të blihen nga monopolisti publiko-privat, i cili do t’ia shesë ato shtetit nga pozita e shitësit të vetëm ekskluziv.

Vendosja e shëndetësisë nën thundrën e një monopoli privat është një çmenduri në kundërshtim të plotë, jo vetëm me kuadrin e brendshëm ligjor, por edhe me direktivat e Bashkimit Europian, pikërisht në kohën kur qeveria trumbeton hapje dhe mbyllje kapitujsh.

Sanilevich dhe Ovadia pas privatizimit

Dy ditë pas publikimit të nismës për privatizimin e tenderave të shëndetësisë, Kapitali tregoi edhe se kush qëndron pas këtij projekti.

Bëhet fjalë për biznesmenin izraelit Saniel Sanilevich, i cili është mik i afërt i kryeministrit Edi Rama dhe ka aktualisht disa biznese në Shqipëri, duke qenë aksioner edhe në bankën e parë dixhitale në vend.

Sanilevich së bashku me biznesmenen tjetër izraelite, Yardena Ovadia janë njerëzit që dyshohet se qëndrojnë pas projektit për të marrë monopolin e furnizimit të shtetit shqiptar me ilaçe dhe pajisje mjekësore. /Kapitali.al

Etiketa: Edi RamaKlodiana SpahiuRon YeffetSaniel Sanilevichshendetesitendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: SPAK të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:13 : 11/09/2026
Foto e gjeneruar me AI
AKTUALITET

I atyre…, sinqerisht, Besforti i Ramës!

13:36 : 11/09/2026
AKTUALITET

Rama me makinë të re, PS-ja me faturë/ Ministrja: Është marrë me qira për sigurinë e Kryeministrit

11:41 : 11/09/2026
AKTUALITET

Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si ministre e Shëndetësisë

11:01 : 11/09/2026
AKTUALITET

Ndryshimet në Qeveri/ Rama “shkrin” Çështjet Vendore me Ministrinë e Brendshme

10:50 : 11/09/2026
AKTUALITET

Lamallari në “stolin” e Ramës, Demo merr Ministrinë e Brendshme/ Kryeministri zyrtarizon ndryshimin

10:30 : 11/09/2026

TË GJITHA

Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që i jep mikut të Ronit tenderat e shëndetësisë

15:31 : 11/09/2026

Vdekja e këngëtarit Giorgos Mazonakis/ Arrestohen dy mjekët e klinikës greke, dyshimet

15:24 : 11/09/2026

Komision Hetimor për kompaninë KAYO, zbardhet kërkesa e PD-së

15:10 : 11/09/2026

Dalin PAMJET/ Ky është hoteli në Santorini që frymëzoi vilën e Belinda Ballukut në Palasë

14:52 : 11/09/2026

Euro prek minimum të ri, thyen për herë të parë edhe pragun e 92 lekëve

14:44 : 11/09/2026

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për pros*itucion, arrestohen tre vajza të huaja dhe një shqiptar

14:31 : 11/09/2026

Rrogat e magjistratëve/ Tjetër padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Thesarit

14:22 : 11/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com