Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore në lidhje me dosjen e sterilizimit.
Beqaj është paraqitur në GJKKO pa avokat, por i shoqëruar nga një efektiv policie.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe për grup të strukturuar kriminal.
Ndërkohë, protestuesit e pranishëm përpara Gjykatës së Posaccme e kanë pritur me thirrjet: hajdut, hajdut!
Në fund të korrikut, Gjykata e Posaçme liroi nga burgu ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Ai do të qëndrojë nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi".
Ish-ministri i Shëndetësisë ndodhej në paraburgim që prej korrikut 2024 për llogari të dosjes "SASPAC", në të cilën akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë "korrupsionin", "pastrimin e parave" dhe "falsifikimin e dokumenteve".
© SYRI.net
Berisha takon kongresmenin amerikan Joe Wilson: Diskutim për narkotrafikun, korrupsionin dhe gjendjen e demokracisë në Shqipëri
SYRI TV/ Karakaçi: TEC-et do jenë pronë e KESH, ERE ka shtyrë licencimin e tyre
'Po blejnë influencë te zyrtarët e BE', Xhaferri: Rama i mori 17 miliardë lekë Universitetit të Tiranës për Kolegjin e Evropës