Bullizimi online që tashmë po prek edhe moshat e vogla, por edhe përhapja në masë e përdorimit të internetit ka detyruar autoritetet shqiptare që sigurinë kibernetike ta përfshijnë në programet mësimore të arsimit parauniversitar.
Kreu i autoritetit kombëtar për sigurinë kibernetike, Bledar Kazia, thotë se vetëm vitin e kaluar janë raportuar 250 raste bullizmi online nga nxënësit, për këtë arsye me nisjen e vitit të ri shkollor 2026–2027, klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta do të kenë edhe lëndën për sigurinë kibernetike.
Zbatimi në klasat I, VI dhe X është faza e parë, synimi është që modulet të shtrihen gradualisht edhe në klasat e tjera duke ndërtuar një vazhdimësi të edukimit për sigurinë kibernetike në cikle të ndryshme të shkollimit.
Lëndët për sigurinë kibernetike do të jenë orë mësimi me zgjedhje, ndërsa në këtë proces do të trajnohen si mësuesit ashtu edhe prindërit për të rritur sigurinë online për fëmijët.
Lini një Përgjigje