Administrativja zhbllokoi pagat e magjistratëve, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për hallet e qytetarëve…

11 Shtator 2026 | 16:23

Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Administrative e cila e cila zhbllokoi pagat për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatën e Durrësit.

Përmes një postimi në X Rama ironizon shpejtësinë me të cilën sipas tij gjykata veproi për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit ndërsa thekson se “dyert e thesarit të shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën e tij për këtë temë”.

“Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge gjykatësve…

Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për të ndaluar po për të nxitur për interesin vetjak ekzekutimin e një akti që me gjasë cënon ligjin dhe interesin publik, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite në sirtarët e gjykatës në fjalë, kjo është diçka tejet turbulluese!

Ja edhe në tabelën bashkëngjitur çfarë kërkon Gjykata Administrative në dyert e thesarit të shtetit pa kaluar fare nga parlamenti, ndërkohë që e përsëris: Dyert e thesarit të shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën e tij për këtë temë, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ditën e enjte 17 shtator”, shkroi Rama në X.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari

Ish-ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar së fundmi pas shkarkimit nga ky post nga kryeministri Edi Rama. Ai thekson se ky post e rriti...
13:03 | 11/09/2026

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërpritet seanca

Edhe seanca konstituive e kësaj të premte në Kuvendin e Kosovës ka dështuar teksa kryetarja Albulena Haxhiu njoftoi ndërprerjen e saj. Seanca nisi me një...
12:12 | 11/09/2026

Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojnë pagat për GJKKO

Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën për marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke urdhëruar Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit Tiranë të mos pengojnë apo pezullojnë procesimin në sistemin e Thesarit të urdhër-shpenzimeve dhe listëpagesave të...
11:45 | 11/09/2026