Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos Marinzë kërkojnë një zgjidhje përfundimtare nga kompania Bankers për pagesën e qirasë së tokave të tyre.
Banorët thonë se kontrata e firmosur është deri në vitin 2029 për një pagesë prej 4 milionë lekë në vit për dynym dhe diçka e tillë kërkohet të përgjysmohet.
Kjo nuk pranohet nga protestuesit të cilët thonë se nëse nuk jepet një zgjidhje, do ta përshkallëzojnë reagimin e tyre.
Banorët e vijojnë protestën prej ditësh.
Pas përfundimit të kontratës, banorët shprehen se do të kërkojnë rritje të pagesës.
Mbrëmjen e së enjtes një grup prej 20 personash u ngujuan pranë ambienteve të zyrave të Bankers ku qëndruan për disa orë.
Lini një Përgjigje