Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

10 milionë në muaj rrogë, Edi Rama u pret hovin gjyqtarëve dhe prokurorëve: Dyert e Thesarit të Shtetit i hap vetëm Kuvendi

Shkruar nga Newsbomb
10 milionë në muaj rrogë, Edi Rama u pret hovin gjyqtarëve
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vendimin e dhënë sot nga Gjykata Administrative e Tiranës, e cila urdhëroi degët e Thesarit të Shtetit të kalojnë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas një vendim të javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese.

Ai thotë se dyert e thesarit të shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën e tij për këtë temë, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ditën e enjte 17 shtator.

Kryeministri sulmon Gjykatën Administrative për shpejtësinë e vendimit, ndërsa thotë se ka hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite në sirtarët e gjykatës në fjalë.

10 milionë në muaj rrogë, Edi Rama u pret hovin gjyqtarëve
Skema e pagave te gjyqtareve dhe prokuroreve

"Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge vrapuesve fluturakë të Gjykatës Administrative…", shkruan Edi Rama.

Ky reagim i kryeministrit vjen pak momente pasi jozyrtarisht, është raportuar se Gjykata Administrative ka pranuar sigurimin e padisë për pagat e prokurorëve të SPAK, magjistratët e GJKKO dhe ata të Durrësit.

Reagimi i plotë i kryeministrit në platformën X:

Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge vrapuesve fluturakë të Gjykatës Administrative…

Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për të ndaluar po për të nxitur për interesin vetjak ekzekutimin e një akti që me gjasë cënon ligjin dhe interesin publik, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite në sirtarët e gjykatës në fjalë, kjo është diçka tejet turbulluese!

Ja edhe në tabelën bashkëngjitur çfarë kërkon Gjykata Administrative në dyert e thesarit të shtetit pa kaluar fare nga parlamenti, ndërkohë që e përsëris: Dyert e thesarit të shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën e tij për këtë temë, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ditën e enjte 17 shtator.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese