Berisha në Dallas, takime me përfaqësues të Partisë Republikane dhe administratës Trump
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një sërë takimesh me figura të rëndësishme të politikës amerikane gjatë pjesëmarrjes në Konventën Republikane në Dallas, Texas.
Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimet politike në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara, forcimi i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, si dhe problematikat që lidhen me demokracinë
Partia Demokratike njofton se në axhendën e Berishës kanë qenë takime me kongresmenë e kongresiste republikanë, kandidatë për Kongresin dhe Senatin, zyrtarë të administratës Trump dhe figura të njohura të lëvizjes konservatore amerikane.
Njoftimi i plotë:
Gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas të Texas-it, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një seri takimesh të nivelit të lartë, me anëtarë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Departmentit të Drejtësisë, eksponentë të Partisë Republikane, kandidatë për në Kongres, zyrtarë të administratës Trump, si dhe personalitete të njohura të lëvizjes konservatore në Shtetet e Bashkuara.
Kështu ai u takua me disa përfaqësues të njohur të Kongresit, dy kongresmenët republikanë Brian Jack dhe Brandon Gill dhe me dy komgresiste, Beth Van Duyne dhe Victoria Spartz.
Berisha takoi gjithashtu Mike Rogers, kandidat republikan për Senatin në shtetin e Michigan-it, një shtet me një komunitet të zgjeruar shqiptar, i cili pati peshë në fitoren e presidnetit Trump në këtë shtet.
Një takim veçanërisht i rëndësishëm ishte ai me Ben Shapiro, një prej figurave më të njohura të lëvizjes konservatore republikane në SHBA.
Kryetari i opozitës gjatë këtyre bisedave u përqendrua te zhvillimet politike, jo vetëm në Amerikë e Shqipëri, por edhe sfidat me të cilat përballen sot shoqëritë demokratike.
Këto takime përbëjnë një mundësi të rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët tanë në Shtetet e Bashkuara, tha Berisha, si dhe për të përcjellë qëndrimet tona mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe nevojën për forcimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe lidhjeve strategjike Shqipëri-SHBA.
Në takimet e zhvilluara në Dallas ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu
Kanosën me thikë dhe i morën paratë, një i proceduar dhe një në kërkim në Elbasan
16-vjeçarja që ka lexuar 600 libra: Teknologjia mund të na zhvillojë
Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona
- 16:37 Aksident tragjik në Zvicër, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përmbysja e autobusit
- 16:27 Kanosën me thikë dhe i morën paratë, një i proceduar dhe një në kërkim në Elbasan
- 16:27 Dy javë pas të vëllait, ndërron Princesha Astrid
- 16:23 Administrativja zhbllokoi pagat e magjistratëve, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për hallet e qytetarëve…
- 14:46 16-vjeçarja që ka lexuar 600 libra: Teknologjia mund të na zhvillojë
- 14:28 Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona