Peskov: Lituania në shënjestër nëse instalon armë bërthamore

11 Shtator 2026 | 17:06

Kremlini ka paralajmëruar se do t’i drejtojë armët bërthamore ruse drejt Lituanisë nëse vendi baltik, anëtar i NATO-s dhe fqinj i Rusisë, instalon koka bërthamore nga arsenalet e aleatëve të saj në territorin e saj.

“Nëse armët bërthamore vendosen në territorin (lituanez) dhe drejtohen kundër nesh, atëherë, në përputhje me rrethanat, territori i këtij vendi do të jetë në shënjestër të armëve tona bërthamore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Mbërritja e armëve bërthamore në Lituani do të ishte “një pikë kthese shumë serioze në aspektin e përshkallëzimit të tensioneve”, shtoi ai në një intervistë me televizionin shtetëror rus të publikuar sot.

Lituania po lëviz për të hequr një ndalim kushtetues për ruajtjen e armëve bërthamore në territorin e saj, në një veprim që ajo thotë se synon të rrisë sigurinë e saj pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia .

Ky propozim për rishikim kushtetues po shqyrtohet aktualisht nga Parlamenti Lituanez . Për miratim kërkohet një shumicë prej dy të tretash dhe propozimi ka mbështetjen e presidentit, si dhe të partive kryesore politike, dhe mund të hyjë në fuqi këtë dimër.

Në fillim të korrikut, Presidenti lituanez Gitanas Nausëda deklaroi dëshirën e vendit të tij për të marrë pjesë në parandalimin bërthamor të Perëndimit kundër Moskës, duke lënë të kuptohet vendosjen e armëve bërthamore në territorin e vendit baltik.

Megjithatë, zyrtarët lituanezë kanë deklaruar vazhdimisht se nuk ka plane për të strehuar armë të tilla në territorin e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

“NAZA”, dokumentari i ri nga regjisorët e “No Other Land”, Yuval Abraham dhe Rachel Szor, fitoi një rekord prej 24.5 minutash duartrokitjesh në këmbë pas...
17:04 | 11/09/2026

Tërmet i fortë në Indonezi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ndodhi sot në Detin Banda, pranë Ishujve Maluku në Indonezi, njoftoi Agjencia Shtetërore e Gjeofizikës indoneziane....
16:59 | 11/09/2026

Ironia tragjike e fatit, si ja morën jetën patatet 63-vjeçarit me nofkën “Zoti Patate”

63-vjeçari Nivaldo Maganin, nga Brazili, i njohur me nofkën “Z. Patate”, humbi jetën në një incident tragjik, një ditë para ditëlindjes së tij. Sipas “Daily...
16:48 | 11/09/2026