Teksa vendi është përfshirë nga skandale të reja, ndërsa në qendër të vëmendjes është mënyra se si po qeveriset vendi dhe ndryshimet drastike që po hartohen në dëm të qytetarëve.
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, deputeti Blendi Himçi shprehet se vendi ndodhet në një situatë ku Kushtetuta po shpërfillet dhe kryeministri po vepron me kompetencat e një monarku brenda një republike parlamentare.
Duke folur për Reformën Territoriale, Himçi tha se Partia Socialiste ka paraqitur një draft të njëanshëm, pa konsensusin e opozitës, që synon shkrirjen e 15 bashkive në mbarë vendin, ku Qarku i Elbasanit do të jetë ndër më të prekurit nga ky plan.
Sipas ligjvënësit të PD, ky “bashkim mekanik” po bëhet pa marrë parasysh vullnetin e komunitetit, duke anashkaluar totalisht mekanizmin e referendumit lokal, siç e parashikon Kushtetuta.
Por pasoja më e rëndë pritet të jetë thellimi i krizës që nisi me reformën e vitit 2014, thekson Himçi, ku vitet e fundit kryetarët e bashkive e kanë përqendruar vëmendjen dhe fondet vetëm në qendrat urbane për shkak të numrit më të madh të votuesve, duke lënë në harresë fshatrat dhe njësitë administrative.
Faktikisht skandalet nuk kanë të sosur dhe tashmë pa ju tharë boja njërit skandal, plas skandali tjetër, ose nuk plas më një skandal, po plasin dy-tre njëherësh azi. Dhe ajo që shikojmë është që çdo ditë po e zë zullumi këtë qeveri. E them këtë sepse në të gjithë mënyrën e të qeverisurit pa vizion të Edi Ramës, ku sillet si një sulltan, apo si një mbret, apo si një monark, mund ta quajmë si të duam brenda një republike parlamentare. Pra, tashmë nuk kemi më as element kushtetues, tashmë nuk kemi më as element të zbatimit të Kushtetutës, po Kushtetuta është kthyer në një leckë e hedhur në kosh për kryeministrin Rama.
Kemi një mungesë vizioni totalisht dhe anarkie brenda kokës së Ramës, llogaritni brenda një viti nëse ju e shikoni në të gjithë situatën se çfarë ka ndodhur, është që ideja për të krijuar një kabinet të suksesshëm me përgjegjësi shumë të mëdha siç tha kryeministri në sesionin e parë para një viti, në hapjen e sesionit parlamentar ku na vendosi dhe diellin, dhe normalisht diella për një vit i mbaroi e gjithë qenësia e saj dhe ekzistenca e saj. Por nga ana tjetër tashmë kemi ministra që japin dorëheqjen në mënyrë të detyruar, dhe shikojmë për shembull bashkim ministrish. Domethënë, këto janë vizione të cilat një kryeministër i përgjegjshëm duhet t'i kishte ndarë këto në fillim të mandatit të tij qeverisës dhe jo të bashkohet gjatë vitit se si i gjen sot, nuk i gjen nesër.
Sot u bashkua me sa mora vesh Ministria e Pushtetit Vendor me Ministrinë e Brendshme, detyroi Lamallarin... e paaftë, do të thoja totalisht në mënyrën se si e qeverisi Ministrinë e Brendshme, dhe e detyroi të japi dorëheqjen se nuk dimë as shkaqet se pse u dha dorëheqja. Por nga ana tjetër kemi dhe një situatë të një vendimmarrje, të një reforme territoriale në mënyrë të njëanshme. Që sigurisht rregullat e lojës vendosen pa diskutim në mënyrë të përbashkët kur kemi reforma, qoftë të aspektit të reformës territoriale, apo të reformës zgjedhore. Dhe gjithmonë pretendohet që të ketë një konsensus kur ngrihen këto komisione bipartizane të reformave, që të ketë një konsensus mes të majtës dhe të djathtës dhe të dalim me një draft konsensual që të miratohet bashkarisht për të përcaktuar rregullat e lojës. Tashmë rregullat e lojës janë prishur po nga vetë kryeministri.
Dhe ajo që vlen të diskutohet është që në këtë aspekt, ne na ka ardhur një draft vetëm nga ana e Partisë Socialiste. Një draft në të cilin kemi zhdukjen apo shkrirjen e 15 bashkive. Ajo që vlen të diskutohet përsëri është që, të paktën shkrirjen më të madhe e merr Qarku i Elbasanit. Dhe unë këtu shpreh keqardhjen time për sa i përket pjesës së reformës territoriale ku kemi katër deputetë të Partisë Socialiste nga Qarku i Elbasanit dhe që besoj se nuk është as bindja e tyre, por është bindja e kryeministrit që të shkrish katër bashki... tre bashki të tjera, ku flitet këtu për Bashkinë e Belshit dhe Cërrikut, të cilat i bashkohen tashmë Bashkisë së Elbasanit, dhe Bashkisë së Prrenjasit siç e thatë dhe juve, që i bashkohet apo i shkrihet me Bashkinë e Librazhdit. Dhe t'i heqësh flamujt që këto e kanë ndërtuar që nga '94-a e deri tani që flasim, pra me reformën e 27 korrikut të '92-shit, në '93-shin mos gaboj u krijua Bashkia Prrenjas.
Dhe flasim domethënë nëse e trajtojmë deri në 2026 i bie 33 vjet që kjo bashki funksionon e të mirat e veta, me të metat e veta, me format e qeverisjes në të cilat kanë qenë. Por në këtë pikëpamje, në atë që pashë në reformën... domethënë në konsultimin publik që u bë me banorët e qytetit të Prrenjasit, u konstatua domethënë dy qëndrime krejt të kundërta, po brenda Partisë Socialiste. Nga njëra anë kemi një raport të këtij komisioni, të një grupi deputetësh, të cilët në performancën financiare dhe deklarojnë që Bashkia Prrenjas është në nivelin mesatar dhe të ulët. Dhe nga ana tjetër kemi një kryetar bashkie që deklaron që performanca e Bashkisë Prrenjas ishte e shkëlqyer. Tani, këtë të besojmë? Të besojmë raportin dhe ku janë bazuar, në çfarë indikatorësh është bazuar ky komision, apo të shikojmë paradën e sukseseve që pretendonte kryetari i bashkisë dhe performancën e lartë që kishte bërë?
Tani në të dyja këto lloj aspektesh do të themi që po brenda Partisë Socialiste ka qëndrime të ndryshme. Sigurisht që deputetët do jenë të detyruar për shkak të urdhrit të kryeministrit, të urdhrit politik të ngrenë kartonin. Por këtu nuk po flasim për një logjikë të një reforme territoriale të logjikshme, por të një reforme territoriale e cila faktikisht është një bashkim mekanik. Të cilët, për një tekë të kryeministrit pretendon që kjo duhet të shkrihet, sepse kështu e mendon ai të arsyeshme. Por kemi një sërë cënimesh të parimeve. Dhe të një sërë çështjesh qoftë e aspektit kushtetues. Do të thoja, sepse Kushtetuta vendos dhe sanksionon që në raste të tilla duhet të ketë një vendimmarrje të vetë komunitetit, popullatës nëse kërkon shkrirjen apo bashkimin. Dhe ose nëpërmjet referendumit. Dhe normalisht këtë nuk e fusim fare në referencë, do të thoja konceptin e referendumit, të vendimmarrjes për të shkrirë një bashki dhe për ta bashkuar me një bashki tjetër.
Në pamjen e tyre për një rritje të efiçencës dhe të krijimit të një buxheti më të madh. Por nga ana tjetër mund të themi që reforma e 2014-ës solli një sërë pasojash negative. Që ishte forma e populizmit, ku të çdo kryetar bashkie i të 61 bashkive, fokusin kryesor nuk e kishte tek njësitë administrative apo ish-komunat që ju bashkuan bashkive, por e kishin në qendër të bashkisë sepse numri i popullatës sigurisht ishte më i lartë dhe pjesa e përfituesve nga këto investime sigurisht, një kryetar bashkie do ta shohi, aty ku ka përfitime më të mëdha. Dhe u la në harresë totale njësitë administrative, ose u cekën nga pak duke bërë ca investime me pikatore do të thoja. Dhe nuk kemi më një shpërndarje të drejtë të investimeve siç ndodhte përpara, që nëpërmjet granteve të kushtëzuara apo qoftë edhe nëpërmjet Fondit të Zhvillimit Shqiptar në aspektin e qeverisjes së para 2014-ës. Të cilat konstatuan dhe u fokusuan që kishin një shpërndarje më të drejtë të investimeve.
© SYRI.net