Urdhri i Hitës për policinë në Korçë, Tiranë dhe Dibër para nisjes së shkollës: Luftë krimit dhe drogës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar takime me drejtuesit e strukturave policore në Korçë, Tiranë dhe Dibër, ku ka përcaktuar prioritetet e punës në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.
Në fokus të takimeve ka qenë garantimi i sigurisë së nxënësve dhe mbarëvajtja e procesit mësimor. Hita ka kërkuar që drejtuesit vendorë të monitorojnë personalisht zbatimin e masave të sigurisë dhe garantimin e perimetrit të sigurisë përreth institucioneve arsimore.
Gjithashtu, është kërkuar intensifikimi i kontrolleve brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë së shkollave, me qëllim identifikimin dhe goditjen e personave që mund të përfshijnë apo nxisin nxënësit në veprimtari kriminale.
Një tjetër prioritet i vendosur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka qenë goditja e grupeve kriminale, personave që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, si dhe kapja e shtetasve të shpallur në kërkim.
Hita ka kërkuar gjithashtu nga strukturat vendore dhe kufitare forcimin e luftës kundër krimeve të rënda, armëmbajtjes pa leje dhe trafikut të narkotikëve. Në këtë kuadër, është kërkuar zhvillimi i hetimeve proaktive për goditjen e krimeve ndërkufitare dhe grupeve të përfshira në trafiqe.
Gjatë takimeve është diskutuar edhe për rritjen e performancës së Policisë së Shtetit dhe përmirësimin e komunikimit me qytetarët.
Në listën e prioriteteve është përfshirë edhe siguria rrugore, me kërkesën për shtimin e masave parandaluese dhe përdorimin më efektiv të teknologjisë për reduktimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Policia e Shtetit pritet të shtojë prezencën dhe kontrollet pranë institucioneve arsimore, me fokus të veçantë te parandalimi i përfshirjes së të miturve në veprimtari kriminale dhe garantimi i një mjedisi të sigurt për nxënësit.
Deputeti Vullnet Sinaj kundër bashkimit të Selenicës me Vlorën
Berisha në Dallas, takime me përfaqësues të Partisë Republikane dhe administratës Trump
Kanosën me thikë dhe i morën paratë, një i proceduar dhe një në kërkim në Elbasan
- 17:37 U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan
- 17:34 Nga Roma në Butrint, Dea rikthehet aty ku u zbulua
- 17:26 Nico Paz hyn në historinë e Championsit, arrin rekordin e Messit
- 17:06 Peskov: Lituania në shënjestër nëse instalon armë bërthamore
- 17:04 Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë
- 16:59 Tërmet i fortë në Indonezi, sa ishte magnituda