• Kontakt
Friday, September 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe IA: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

17:44 : 11/09/2026
në BOTA

Farhad N. ishte vetëm disa muajsh kur, më 11 shtator 2001, terroristët e Al-Kaidës rrëmbyen avionë pasagjerësh dhe i përplasën dy prej tyre në kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Sulmet në Shtetet e Bashkuara vranë mijëra njerëz.

Njëzet e pesë vjet më vonë, ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi përplasi një veturë Mini Cooper për një turmë njerëzish në Mynih, duke vrarë dy persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Historia e 25-vjeçarit afgan tregon se sa shumë ka ndryshuar kërcënimi terrorist që nga 11 Shtatori, e bashkë me të edhe mënyra se si luftohet terrorizmi.

Lexo edhe:

Bota kërcënohet nga terrorizmi/ Kreu i Inteligjencës britanike: Mund të goditemi si 11 shtatori

Turqia arreston 178 persona për terrorizëm disa ditë para Samitit të NATO-s

Sulmet e 11 Shtatorit u planifikuan nga Al-Kaida – grup i udhëhequr nga milioneri saudit, Osama bin Laden, dhe i strehuar nga regjimi taliban në Afganistan.

Talibanët u rrëzuan më pas nga pushteti.

Farhad N., mbiemri i të cilit u shkurtua në përputhje me rregullat gjermane për privatësinë, u rrit në një Afganistan ku forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA-ja luftuan për 20 vjet kundër talibanëve.

Më vonë, ai ishte në mesin e qindra mijëra afganëve që u larguan nga vendi, në kërkim të paqes dhe një jete më të mirë në Evropë.

Por, atje u radikalizua nga propaganda në internet, e publikuar nga imamë në vendlindjen e tij.

Ai nuk kishte lidhje me ndonjë grup të caktuar dhe, sipas të dhënave, duket se veproi tërësisht me iniciativën e tij.

Sulmi në Mynih më 13 shkurt.
Sulmi në Mynih më 13 shkurt.

“Dikur do t’i quanim aktorë të vetmuar apo ‘ujq të vetmuar’. Kjo është e ardhmja”, thotë për Radion Evropa e Lirë një ish-diplomat amerikan me dekada përvojë në luftën kundër terrorizmit.

“Askush nuk ka më nevojë të jetë pjesë e një grupi… Mund të frymëzohet nga një grup, mund të frymëzohet nga disa grupe”, thotë ish-diplomati, i cili kërkon të mbetet anonim.

Sipas tij, përparimet në inteligjencën artificiale po e përshpejtojnë edhe më shumë këtë ndryshim në natyrën e kërcënimeve terroriste.

REL-i bisedoi me disa ekspertë për mënyrën se si teknologjitë që nuk ekzistonin 25 vjet më parë – përfshirë dronët, inteligjencën artificiale dhe mediat sociale – janë duke krijuar një mjedis krejtësisht të ri dhe më të rrezikshëm.

“Po shohim një prani shumë më të madhe në internet. Po shohim përdorim shumë më të madh të influencuesve… Përveç aktorëve tradicionalë që jemi mësuar t’i shohim në skenën terroriste, tani kemi edhe individë që veprojnë vetëm, të ndikuar nga të tjerët”, thotë për Radion Evropa e Lirë gjenerali amerikan në pension, Joseph Votel.

Votel udhëhoqi një sulm me parashutistë të forcave amerikane kundër pozicioneve talibane në Kandahar, në tetor të vitit 2001 – vetëm disa javë pas sulmeve të 11 Shtatorit në Nju Jork dhe Uashington.

Më pas, ai luajti rol të rëndësishëm në atë që u quajt “Lufta kundër Terrorit”, duke shërbyer edhe në Irak dhe duke komanduar operacione kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

“Këto organizata terroriste kanë mbijetuar. Ato kanë vazhduar të përshtaten sa kanë mundur… janë bërë më të sofistikuara”, thotë ai.

“Mjedisi është shumë më kompleks tani për ekspertët e sigurisë”, thekson Votel.

“Terroristët e vjetër”

Historia e Al-Kaidës pas 11 Shtatorit është edhe histori e degëve të saj në pjesë të ndryshme të botës.

Grupe si Al-Shabaab në Somali dhe Jama’at Nusrat al-Islam wal-Muslimin (JNIM) në rajonin e Sahelit, në Afrikën Perëndimore, u lidhën me Al-Kaidën, duke ndërthurur synimet e tyre lokale me ambiciet e saj për sulme në nivel global.

Kjo strukturë e decentralizuar i mundësoi Al-Kaidës të mbijetonte, edhe pasi forcat amerikane goditën rëndë udhëheqjen e saj dhe i shkatërruan strehët e sigurta në Afganistan, në muajt pas 11 Shtatorit.

Strategjia e re amerikane kundër terrorizmit, e publikuar në maj, e vendos Al-Kaidën dhe “degën e saj më agresive, Al-Kaidën në Gadishullin Arabik (AQAP)”, në krye të listës së atyre që i quan “terroristë islamistë të trashëguar”.

Një raport i Kombeve të Bashkuara, i publikuar muajin e kaluar, e përshkroi AQAP-in si “pararojën” e lëvizjes globale të Al-Kaidës.

Studimet e viteve të fundit kanë treguar se degët e Al-Kaidës bashkëpunojnë në financim dhe trajnim.

Për shembull, monitoruesit e OKB-së raportuan vitin e kaluar për një pagesë të vetme prej 50 milionë dollarësh si shpërblim për JNIM-in, një pjesë e të cilit u nda me AQIM-in – Al-Kaidën në Magrebin Islamik – AQAP-in në Jemen dhe “udhëheqjen e lartë të Al-Kaidës në Azinë Jugore”.

Këto grupe po e shtojnë, gjithashtu, propagandën në internet.

“Propaganda e Al-Kaidës në Jemen u rrit jashtëzakonisht pas tërheqjes nga Afganistani dhe ka vazhduar deri më sot. Ata kanë publikuar më shumë sesa kam publikuar unë gjatë dy vjetëve të fundit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Sara Harmouch, eksperte e terrorizmit dhe bashkëpunëtore në Institutin Frontier Security dhe në Programin për Ekstremizmin në Universitetin George Washington.

“Vetëm disa muaj më parë, Al-Kaida në Jemen publikoi deklarata dhe video që nxisnin sulme nga ‘ujq të vetmuar’, duke u bërë thirrje individëve në Perëndim të kryenin sulme në territorin e SHBA-së dhe në Evropë”, thotë ajo.

“Po fluturojmë verbërisht?”

Në këtë mjedis që ndryshon me shpejtësi, shfaqet edhe një problem tjetër: dobësimi i kapaciteteve për luftimin e terrorizmit.

“Po fluturojmë verbërisht. Gjatë një viti e gjysmë të fundit… kemi humbur njerëz dhe kemi humbur fonde”, thotë ish-diplomati amerikan, duke shtuar se situata aktuale gjeopolitike e ka bërë sfidën edhe më të madhe.

“Për momentin, jemi disi në syrin e stuhisë, mes pasojave të 7 tetorit [sulmit të udhëhequr nga Hamasi kundër Izraelit, më 2023] dhe luftës së vazhdueshme me Iranin”, thotë ai.

“Kemi humbur shumë njerëz të zotë, që kishin përvojë nga terreni dhe njohuri institucionale”, shton ish-diplomati.

Shqetësime të ngjashme ngritën edhe ekspertë të tjerë të njohur të luftës kundër terrorizmit gjatë një diskutimi online të Universitetit George Washington, më 2 shtator.

Tom Sanderson, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), foli për “zvogëlim të vëmendjes ndaj terrorizmit, të buxheteve dhe të personelit”, ndërsa Bruce Hoffman, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë (CFR), foli për një “largim masiv” të stafit nga zyra për luftën kundër terrorizmit e Departamentit amerikan të Shtetit, e cila u ristrukturua vitin e kaluar.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment lidhur me çështjet e ngritura në këtë artikull.

Financimi për luftën kundër terrorizmit nisi të zvogëlohej pas një rishikimi në vitin 2018, ndërsa këto shkurtime janë përshpejtuar që nga viti 2025.

Strategjia amerikane kundër terrorizmit thotë se “Komuniteti i Inteligjencës nuk i ka shërbyer mirë vendit tonë, pasi ka mbetur i ngërthyer në mënyra të vjetra të vlerësimit të kërcënimeve”.

Jonathan Schroden, drejtues i kërkimeve në CNA, një tjetër institut me seli në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se, viteve të fundit, ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në politikën amerikane.

“Synimet tona kanë ndryshuar: nga mposhtja e plotë e këtyre grupeve, te menaxhimi efektiv i kërcënimit që ato paraqesin… duke e mbajtur atë larg territorit të Shteteve të Bashkuara”, thotë ai.

“Mendoj se struktura që SHBA-ja ka tani, ka qenë – në masë të madhe – efektive në arritjen e këtij qëllimi, gjatë pesë apo shtatë vjetëve të fundit”, përfundon Schroden./ REL

Etiketa: ai kaidaterrorizem

Lajme të lidhura

BOTA

Bota kërcënohet nga terrorizmi/ Kreu i Inteligjencës britanike: Mund të goditemi si 11 shtatori

16:11 : 11/09/2026
BOTA

Turqia arreston 178 persona për terrorizëm disa ditë para Samitit të NATO-s

16:19 : 27/06/2026
AKTUALITET

Fëmijët shqiptarë në Siri/ Terrorizmi brenda kampit Al-hol dhe rreziku i shqiptarëve të mbetur atje

22:30 : 06/03/2026
AKTUALITET

I dënuar nga GJKKO për terrorizëm, deportohet nga Spanja 39-vjeçari/ EMRI

14:21 : 07/05/2025
RAJONI

Arrestohet një i dyshuar për terr*rizëm në Prishtinë

13:37 : 09/01/2025
AKTUALITET

Gjykata e Posaçme dënon për terrorizëm 9 gra të riatdhesuara nga Siria

21:05 : 11/04/2024

TË GJITHA

Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe IA: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

17:44 : 11/09/2026

Qeveria jep 90 mijë m2 me 1 euro për investimin strategjik në Gjirin e Lalëzit

17:31 : 11/09/2026

Hita me strukturat në Tiranë, Korçë e Dibër: Godisni grupet kriminale, drogën dhe personat me armë

17:19 : 11/09/2026

Tabaku: KAYO, hallka e radhës e sistemit të korrupsionit; nesër do të jetë shëndetësia

17:11 : 11/09/2026

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

17:02 : 11/09/2026

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

16:58 : 11/09/2026

Vilat në Dhërmi dhe Palasë/ Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Ballukut

16:42 : 11/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com